• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kozma Dushi e cilësoi komunizmin si periudhë të artë, kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë: Regjimi vrau artistë më të talentuar se ty

18:06 : 31/07/2021
në AKTUALITET

Këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi ka habitur me deklaratën e tij teksa e ka cilësuar kohën e komunizmit si një prej periudhave më të arta.

Në një intervistë për News24 nga koncerti ku u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës, Dushi flet për kohë të arta, edhe pse shumë kolegë të tij u arrestuan e internuan.

“Nuk ishin kohë të vështira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert,”- thotë Dushi.

Kjo ka ngjallur reagimin e fortë të Presidentit të Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjonit.

Ai i ka cilësuar të papranueshme këto deklarata “enveriste”, sidomos të bëra nga një artist. Ndregjoni thotë se komunizmi “i artë” ka rehatuar artistë si Kozma Dushi por ka vrarë artistë të tjerë më të talentuar se ai.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Më tej Ndregjoni liston disa prej artistëve të mëdhenj që janë internuar dhe janë pushkatuar nga regjimi komunist. Në fund, ai i bën apel shqiptarëve që të mos promovojnë dhe të mos mbështesin deklarata të tilla.

REAGIMI I PLOTË I BESIM NDREGJONIT:

Koha e “artë”  e Kozma Dushit kur xhelatët vrisnin artistët????.

Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të  rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ato  përballen çdo ditë   me  mos denimin  e ideollogjisë  kriminale të diktaturës. Mbas 30  vitesh ne përballemi  me një mazhorancë me mentalitet komunist dhe këmbgulëse  për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm. Dje u njohëm me një dekleratë të një këngëtari të regjimit komunist Kozma Dushi i cili pa u shqetësuar fare me ndërgjegjen e tijë të mykur ideologjikisht, dhe fatkeqësisht dhe ndaj mediave që u rrine para e mbrapa këtyre individëve enveriste, deklaronte se koha e diktaturës ka qënë “koha e artë” dhe ajo koha e Kozmait denonte ata që shkelnin ligjet. Fatkeqësisht mbas 30 vitesh është krijuar muri klasor ideologjikë i cili ka ndërtuar suporte urretje ndaj antikomunistëve ish të përndjekur politikë, dhe promovon në institucjonet artistike,  ligjëvënse, shtetërore ata që dje,  ishin pjesë e diktaturës dhe direkt pjesmarrës në krimet ndaj të përndjekurve politikë. Fashizmi triumfoi duke promovuar të  rinjtë “balilët” .. fatëkeqesishte mbas 30 vitesh në demokracinë  shqiptare po promovohen “balilët” e Enver Hoxhës.

Cdo vitë kjo mazhorancë me “balilët” e saj komuniste i rikthen shoqërise ideologjinë komuniste dhe parqet para opinionit si hero diktatorin. Koha e kriminelve Kozma Dushi  nuk mund te jete e “artë” se të ka stimulua dhe rehatuar ty, e soj  tënd, dhe vriste artistët që ishin shum e shum më të talentuar se ti. Po ju sjellim në vemedje ju këngëtarit të kohës së “artë”  dhe publikut shqiptar se motra e Skënder Dajës heroit të revoltësë Spacit, Marjana Daja ishte talent dhe kishte zërin më të bukur se ti, por ajo nuk lejohej as të futej në konkurs megjithse juria rënqethje kur e ndigjonte atë zë në fushtat e internimit, çfar ligji shkeli kompozitori Gramoz Omari, që duke u gdhi viti i ri 1968 do të pushkatohej! Cfar ligji kishte shkelur bas baritoni shqiptar i mbiquajturi “Shaljapini shqiptar” Luk Kaçaj, vetëm se ishte nje artist i madh botëror.

E barazonja veten me Vaçe Zelen, hipokrizi,  kengetarja e madhe shqiptare Vaçe Zela nuk e quante atë kohë të “arte” për kundrazi ajo do ti falte mandolinën e saj shokut të fëminisë , piktorit të burgosur politike politike Gëzim Cela i cili do ta ruante si dritën e syrit në burgun e Spaçit. Cfar ligjin shkelën djemte 18-20 vjeçarët e Beratit  Luftar Protoduari me shokët e tij se pse ndigjonin muzike italiane.. Sa keq për ty që si “balil “ i enverizmit, nuk të dhimsen jetët e humbura njerzore që i vrau koha e “arte” e jotja. Cfar ligji shkeli Maks Velo, Sherif Merdani, Visar Zhiti, Vilson Blloshmi, Genc Leka etj. Ne ish të përndjëkurit politikë që kemi kaluar tortura çnjerzore nga diktatura kemi kërkuar e denojmë kohën e “ARTË” të Kozma Dushit, e balilve enveriste, dhe ju bëjmë thirrje mediave të dinstatohen nga këto deklerata të enveristëve dhe kur ato shfrytzojnë ndonjë koncert për të hedhur helmin e tyre ndaj shoqërisë.  Regjimi i Enver Hoxhës, kohës “artë” të  Kozmait,  kishte në metodën e tij drejtuese torturën si element të mbajtjes së pushtetit. Heshtje, ndaj këtyre dekleratave që i pranon mazhoranca duhen denuar se heshtje të bën bashkfajtor me krimin komuniste.

 Mos të harrojnë enveristët që nën emrin e artistit  se para 30 vitesh ne ishin armiq për pushtetin e diktaturës, dhe Kozmai me shokët e tij të idealit na urrente, po ne për tre dekada nuk i urrejtëm, përkundrazi ju dedikuam paqen. Paqja jone ka tridhjet vite që ndeshet me urretjen e enveristëve dhe jo me faljen që duhej të dëgjonim nga ata që i shërbyen ideologjisë kriminale të komunizmit. E ftojmë median pamvrësisht mbi trysnine politike që ajo ka nga pushteti politike  të jete  promotore e paqes të përndjekurve politikë  për të denuar të keqen që mban peng demokracine tonë të brishtë. Për të i thënë ndal promovimit e dekleratve të kohës së “Artë” e simboleve të diktaturës ku akoma nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve që akoma nuk u janë gjëtur eshtrat e shqiptarëve të mirë që i vrau diktatura me simbolet e krimit.. I bëjmë apel gjithë shqiptarëve “Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë. BESIM NDREGJONI Presidenti i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

I vodhi lekët menaxherit të lokalit, arrestohet kamarieri

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com