Një denoncim me video është publikuar në një media online dhe që implikon policinë. Sipas denoncuesit, në polici është denoncuar ekzistenca e një parcele të tërë me kanabis, por efektivët nuk kanë ndërhyrë.
“Ne fshatin Suk te Fierit jane mbushur plot me kanabis dhe policia ben sikur nuk di gje, parcela prej 30.000 rrenj kanabis. Kemi bere denoncim 2 me par ne polici dhe se kane marre ne konsiderate”, thuhet në denoncimin e publikuar nga “JOQ”, bashkë me videon ku shquhet parcela, që sipas denoncuesit është hashash.