Vrau 9 mace me thikë , burri dënohet me 5 vite burgim

Një roje sigurie është dënuar me 5 vite burgim, pasi ka vrarë me thikë 9 mace.

Mësohet se Steven Bouquet ka therur në total 9 mace midis periudhës tetor 2018 dhe qershor 2019, në Brighton të Anglisë.

Ndërkohë akuzohet se  ka plagosur me thikë  dhe 7 mace tjera. Bouquet, i quajtur  si “Vrasësi i maceve në Brighton”, u dënua me pesë vjet e tre muaj burg nga Gjykatën e Hove Crown.

LEXO EDHE  Vendet e rrezikshme nga COVID-19/ Gjermania heq Kosovën, Shqipëria mbetet në listë

Pavarësisht dënimit, vrasësi ka mohuar krimin në gjykatë, shkruan BBC.