Olta Boka e shqetësuar për të bijën: Ma bëri gjakun ujë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, ka kaluar së fundmi momentin më të vështirë me vogëlushen e saj, Gaian. Ajo ka treguar se e vogla ka kaluar një virozë, që i ka shkaktuar temperaturë të lartë.

Olta shprehet se kjo situatë e ka trembur shumë, por fatmirësisht vogëlushja është qetësuar. Si një nënë e re, këngëtarja e ka ndarë këtë situatë me të gjithë ndjekësit e tjerë.

LEXO EDHE  Tea Trifoni ndahet nga i dashuri misterioz, zbulon shkakun

“S’paska clirim me te madh se te shohesh qe femijes po i zbret temperatura. Sa te vegjel e njekohesisht te forte qe jane bebat! Na bene gjakun uje keto virozat gjakprishese por te nevojshme per imunitetin. Imagjino kur virozes i bashkohet dhe dalja e nje dhemballe…”, shkruan këngëtarja.