Ballkani i hapur/ Soko: Marrëveshja favorizon mallrat serbe, dobëson produktet shqiptare

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, eksperti i ekonomisë, Pano Soko duke komentuar variantin e kamufluar të minishengenit që u prezantua dje nga Rama-Vuçciç-Zaev, me emrin e ri ‘Open Balkan’, tha se vetëm marrëveshja për import eksportet i shërben Serbisë dhe aspak Shqipërisë, ku të vetmet të avantazhuara janë produktet vendase serbe.

‘I gjithë samiti i djeshëm ‘Open Balkan’ më kujton një vepër të Samuel Beket, ‘Duke pritur Godonë’, ku te kjo dramë janë dy personazhe, Didi dhe Godo që janë duke pritur një person që nuk vjen asnjëherë, dhe gjatë kohës që presin flasin pafundësisht budallëqe.

Dhe Shqipëria dhe vendet e  Ballkanit janë duke pritur Godonë që është BE, edhe këta si Didi dhe Godo, shpikin gjëra që s’kanë asnjë sens nga pikëpamja racionale dhe ekonomike.

Unë e justifikoj të gjithë procesin ‘Duke pritur Godonë’ pranë  BE-në, dhe shpikin gjëra. Marrëveshja që u bë dje ishte për import-eksportet dhe në një analizë në rrjete sociale, në luftën tregtare të këtyre tre vende, Shqipëria është vendi më i dobët ekonomikisht dhe në një marrëbëshje që lidhet midis vendeve të forta dhe të dobëta janë vendet e dobëta ato që asimilohen nga këto marrëveshje.

LEXO EDHE  Presidenti i Malit të Zi ngre alarmin: Demokracia shumëetnike e Ballkanit e kërcënuar

Ne eksportojmë çdo vit në Serbi 55 milon euro mallra, Sefbia sjell te ne rreth 280 milion euro mallra.

Pra ata na superojnë me 6- fish.

Edhe Maqedonia sjell 3-fishin tonë të mallrave.

Gjithë gara që bëhet në të tilla marrëveshje bëhet për ti shërbyer produktit vendas, si unë mund të përdor leva të tilla diplomatike për të forcuar produktin vendas.

Pra të marr produkte shqiptare dhe ti shes jashtë vendit.

Por jo të shkojmë ne të dalim partizana të produktit vendas të një vendi tjetër.

Pra ne po lidhim një marrëvëshje për të lehtësuar ato 250 milionë eurot e Serbisë që ata të bëjmë 350 milion euro’, u shpreh Soko.