Tunizi/ Presidenti ‘fton’ manjatët e korruptuar që të investojnë në rajonet e varfëra: Mënyrë për të kthyer ‘paratë e grabitura’

Presidenti i Tunizisë po propozon që qindra manjatë të dyshuar për përvetësim të fondeve publike dhe korrupsion të arrijnë një marrëveshje me shtetin për të financuar spitalet publike, shkollat ​​dhe projektet e zhvillimit në rajonet e varfra për të shmangur dënimet.

Presidenti Kais Saied ka marrë vendime të reja këtë javë, dhe po kërkon që korrupsionin dhe evzaionin fiskal që kanë dëmtuar ekonominë, veccanërisht sektorin fitimprurës të fosfatit dhe tregut ushqimor.

Saied po kërkon gjithashtu të kundërshtojë akuzat se vendimi i tij i befasishëm për të shkarkuar kryeministrin dhe pezulluar parlamentin është një grusht shteti. Ai këmbënguli të mërkurën se liritë e tij për të marrë vendime janë të garantuara në Kushtetutën tuniziane, e rishkruar pas protestave qytetarë të vitit 2011 të cilët rrëzuan një diktator. Kjo konsiderohet si historia e vetme e suksesit demokratik që rezulton nga Pranvera Arabe kryengritjet atë vit.

Saied u takua të mërkurën në mbrëmje me kreun e organizatës tuniziane të punëdhënësve, Samir Majoul, dhe propozoi një marrëveshje të pazakontë për 460 figurat kryesore të biznesit të dyshuar për përvetësim të miliarda dollarëve që çuan në revolucionin e Tunizisë në vitin 2011.

Për të shmangur veprimet juridike, Saied sugjeroi arritjen e një marrëveshjeje me manjatët sipas së cilës ata do të financonin projektet e zhvillimit në rajonet e varfra, për të “kthyer paratë e grabitura nga populli tunizian”.

LEXO EDHE  Detaje/ Sulm me ar*ë, raportohen 4 të vde*ur

‘Projektet mund të përfshijnë ndërtimin e spitaleve, shkollave dhe rrugëve publike, dhe biznesmenët do të jenë përgjegjës për sigurimin e mirëmbajtjes së tyre për 10 vjet’, tha Saied.

Emrat e biznesmenëve shfaqen në një raport voluminoz të krijuar nga një komision hetimor pas revolucionit që përmbysi udhëheqësin autokrat Zine El Abidine Ben Ali në vitin 2011. Ata dyshohen se kanë përvetësuar rreth 13.5 miliardë dinarë (gati 5 miliardë dollarë) nga arkat e shtetit.

Presidenti Saied vuri pikat mbi korrupsionin që po zhvillohet në sektorin fitimprurës të fosfatit, i cili ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

‘Prodhuesit e fosfatit “paguajnë 25 dinarë për ton për transport (kamion), ndërsa me tren, nuk i kalon shtatë dinarë. Ata i paguajnë njerëzit që të bllokojnë trenin dhe të vënë pengesa në binarët. Nuk është normale që Tunizia, e cila ishte eksportuesi i dytë më i madh i fosfatit në botë, të bëhet një importues’, tha Saied.

Ai gjithashtu i kërkoi presidentit të organizatës së punëdhënësve të punojë me tregtarët me shumicë dhe pakicë për të ulur çmimet e ushqimit duke shmangur monopolizimin dhe spekulimet.

Korrupsioni ishte shtytësi kryesor i revolucionit të Tunizisë gjatë viteve 2010-2011, dhe shumë tunizianë janë akoma të frustruar që një dekadë demokracie nuk ka arritur ta fshijë atë.

https://apnews.com/article/africa-business-health-tunisia-education-35a8a6982d373af3bc15d89ae69911c0