Në Kosovë, u konfirmuan të Enjten 72 raste të reja me koronavirus, nga 2,443 testime.
Në 24 orët e fundit, u shëruan 17 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 305, sqaruan autoritetet.
Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë pranverën e vitit të kaluar, janë konfirmuar gjithsej 108,203 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,633 janë shëruar.
Deri të enjten, në Kosovë janë injektuar 400,217 vaksina kundër koronavirusit – 12,123 vetëm në 24 orët e fundit. Mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar me dy doza.