E zë korrenti në banesë, humb jetën

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur ‘Ish Uzina e Llampave’, shtetasi Y.B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.