Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, zhvilloi sot në Tiranë, një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Në këtë takim Aifi ka deklaruar se e ka informuar kryetarin e PD-së në lidhje me të gjithë problemet që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe të Bujanovcit.
Sipas tij, nëse Shqipëria është e fortë dhe Kosova e pavarur dhe qytetarët e Luginës së Preshevës janë më të sigurtë.
“E kam informuar kryedemokratin me të gjithë problemet që kanë banorët në Presheva dhe sidomos në Bujanovc. Me situatën politike dhe të sigurisë dhe me situatën ekonomike, dhe kemi kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar.
Pasi Shqipëria e fortë dhe në NATO dhe me një Kosovë të pavarur dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurtë”, ka thënë ai.