“Kam vendosur bombë”, grabitësi i maskuar vjedh 2 mln euro bizhuteri në argjendari

Policia në Paris është në kërkim të një personi, i cili vodhi në një argjendari bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë mbi 2 milionë euro.

Sipas mediave të huaja, personi mendohet të jetë rreth të 50-at dhe se mbërriti në argjendari me një skuter.

Menjëherë ai nxori një armë dhe kërcënoi se ka vendosur një bombë në dyqan, thotë policia.

LEXO EDHE  Shkëlqimi dhe rënia e gangsterit Veliko Belivuk, lidhjet e nëntokës serbe me pushtetin e Vuçiç

Kamerat e sigurisë kapën imazhin e burrit që hynte në dyqan i veshur me një kostum gri dhe një maskë në fytyrë.

Policia thotë se ai i detyroi punonjësit të dorëzonin bizhuteritë dhe gurët, si dhe çelësat e dyqanit. Gjatë ngjarjes nuk u përdor dhunë.

Argjendaria ndodhet në një nga zonat më të popullura dhe luksoze të Parisit.