• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ballkani i Hapur”/ Zëri i Amerikës: Rama, Vuçiç e Zaev, pakënaqësi ndaj BE

20:15 : 29/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve nga tre vendet, duke filluar nga 1 janari, 2023, një nismë kjo që të enjten e ndryshoi zyrtarisht emrin në “Ballkani i hapur” nga referenca e njohur Mini-Shengeni Ballkanik.

Treshja e drejtuesve të këtyre vendeve në Forumin Ekonomik në Shkup shprehën pakënaqësitë lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtypi perëndimor e ka cilësuar nismën e tre vendeve për heqjen e kontrollit kufitar si frustrim i tyre nga Brukseli.

Ndërkohë, udhëheqësit e tre vendeve Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev folën për përfitimin në aspektin ekonomik dhe tregtar, teksa u shprehën se në kufijtë e tre vendeve do të ketë “zero minuta” pritje. Ata bënë vërejtje ndaj tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës për mos bashkimin në këtë nismë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nisma është një vlerë evropiane që synon rritjen ekonomike dhe se e njëjta gjë do të ndodh edhe sikur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të ishin pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes, janë të pranishëm ata që krijojnë punë, krijojnë të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje, dhe është shumë e qartë që për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur, dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga çfarë predikojnë disa, është edhe e vonuar; Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt, dhe kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë, për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar më shumë punë, për të hapur më shumë perspektivë me vende pune të mirëpaguara, sidomos për të rinjtë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën; Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën”, tha Kryeministri Rama.

Lexo edhe:

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

“Menduam për atë se sa mirë do të ishte që edhe ato që nuk janë të afërt dhe Serbia e Shqipëria asnjëherë përgjatë historisë nuk kanë qenë në veçanti të afërta, vendosëm që nga perspektiva e së kaluarës ta ngrejmë kokën drejt së ardhmes dhe të mendojmë për atë se çka duhet t’u lëmë gjeneratave pas nesh dhe fëmijëve tanë”, u shpreh Presidenti Vuçiç.

Ai tha se tre shtetet janë në gjendje që vetë të marrin vendime dhe të kujdesen për veten dhe të qëndrojnë në rrugën evropiane “por të mos presim që dikush të na çojë dikund, por ta ndryshojmë fatin tonë dhe të punojmë për interesin e qytetarëve tanë”, u shpreh ai.

“Nuk është e saktë se Serbia do të fitojë më shumë sepse është më e madhe”, tha zoti Vuçiç, duke shtuar se të gjithë fitojnë me shmangien e vonesave në kufij dhe me uljen e shpenzimeve operacionale në qarkullimin e kamionëve me mallra”.

Tre vendet tona do ta përfundojnë vitin me gjithsej 76 miliardë euro së bashku të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është shumë më pak se një Sllovaki, u shpreh presidenti serb duke theksuar shpresat se brenda një periudhe pesë vjeçare do të mund të arrihej kjo shkallë.

“Mund të jemi një makineri e rritjes dhe zhvillimit në këtë pjesë të Evropës, por kjo varet nga ne; duhet t’ua lehtësojmë kushtet kompanive prodhuese”, tha ai.

“Ballkani po fillon të krijojë një nivel të lartë të mirëkuptimit se lidhshmëria ekonomike dhe krijimi i një hapësire dinamike ekonomike është dëshirë dhe ambicje e përbashkët”, tha Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke shtuar se vullneti politik i tre drejtuesve i përkushtohet zotimeve të qeverive të tre vendeve për bashkëpunim të efektshëm rajonal.

Zoti Zaev vlerëson se me nismën “Ballkani i hapur” brenda një të ardhmeje të afërt miliona qytetarë dhe familje do të ndiejnë rritjet e buxhetit familjar dhe cilësinë e jetesës.

Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruan një memorandum për bashkëpunim në fushën e tregtisë, qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve dhe për leje të punës së qytetarëve në vendet respektive.

Në Forum folën edhe drejtuesit e Dhomave Ekonomike të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe disa nga treqind biznesmenët e pranishëm të cilët e mbështesin atë që sot u përurua si Ballkani i Hapur, e që do të lehtësonte sipas tyre procedurat administrative të të bërit biznes në vendin respektiv apo në qarkullimin e mallrave.

Drejtuesit e tre vendeve Ballkanike, Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev në një forum ekonomik sot në Shkup ia ndryshuan emrin nismës së njohur Mini-Shengeni Ballkanik në “Ballkani i Hapur”. Ata folën për përfitimet në fushën e ekonomisë dhe tregtisë me hapjen e kufijve për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve. Nisma planifikohet të realizohet nga fillimi i vitit 2023./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

18:29 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
SPORT

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025
Para

Davutoglu: Pse u ndava nga Erdogan? Një pjesë e qeverisë funksionon si mafia

TË GJITHA

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

18:29 : 09/06/2025

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com