Andrea Mano, kryetar i degës së PD në Korçë, dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, kanë paraqitur dorëheqjen nga funksionet e tyre.
Përmes një letre publike, Mano dhe anëtarët e Kryesisë, përfshi edhe Sekretarin e degës, Devis Osmani, akuzojnë kreun demokrat Lulzim Basha, lidhur me frymën e përçarjes që ka instaluar në Partinë Demokratike.
Sipas Manos dhe 14 anëtarëve të Kryesisë së degës së PD Korçë, importet e Lulzim Bashës në qytet nuk përfaqësojnë vlerat e korçarëve.
Mano gjithashtu bën të ditur se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Sipas letrës së bërë publike, ata akuzojnë Bashën se e ka shndërruar PD në një parti klienteliste dhe në shërbim të interesave personale të një grupi të kufizuar njerëzish.
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.
Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.
Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.
Vendimi për dorëheqjen e Manos dhe anëtarëve të Kryesisë ka ardhur pak javë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të PD, i cili zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar, i cili pritet të mblidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe Sekretariatit të kësaj partie.
Zhvillimet në degën e PD në Korçë janë inicuar nga disa prej anëtarëve të Kryesisë së degës së PD, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, por situata është mbajtur pezull deri ditën e sotme.
Nga raportimet mësohet se përplasjet mes degës së PD në Korçë dhe kreut demokrat Lulzim Basha ka nisur që nga momenti i përcaktimit të listës së kandidatëve për deputet në Qarkun e Korçës dhe caktimit të Edond Spahos si drejtues politik në këtë qark. Mësohet se Kryesia e degës së PD ka kundërshtuar në atë kohë caktimin e Spahos si drejtues politik, sikundër ka pasur kritika lidhur me faktin se propozimet e Kryesisë së degës për kandidatët për deputet janë shpërfillur nga kreu demokrat Lulzim Basha.
Mano ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet, por renditej jashtë asaj që konsiderohet si pjesë e sigurtë e listës. Mësohet se pas publikimit të listës së kandidatëve, Mano pas një debati që ka pasur me drejtuesit e PD ka dhënë dorëheqjen, e cila duket se nuk është publikuar deri ditën e sotme kur ai bashkë me 14 anëtarët e Kryesisë, përmes një letre publike, kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre.
Letra e plotë
Te nderuar qytetare te Korces,
Të dashur demokrate te Korces.
Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .
Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj
– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD
– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite
– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit
– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .
Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD.
14 anetare te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme nga ky funksion.
Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :
– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira per PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.
– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .
– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .
– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.
Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.
Ne do te vazhdojme te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.