• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Partizani vijon përgatitjet për sfidën ndaj Basel, ja çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të “demave”

17:28 : 26/07/2021
në SPORT

Partizani e humbi sfidën e parë kundër Bazelit me re zultatin e thellë 3-0 në Zvicër, një rezultat që ndoshta nuk pasqyron saktë atë që ekipet dhanë në fushën e lojës, pasi “demat” e meritonin të paktën një gol me rastet e krijuara. Megjithatë, në fund shihet rezultati dhe 3-0 përballë Bazelit, përmbysja është një mision i pamundur për “demat”.

Nisur nga situata ku ndodhen, me të drejtë trajneri Daja dhe stafi teknik kanë filluar të mendojnë përgatitjet për sezonin e ri, por pa e nënvlerësuar sfidën kundër Bazelit, ku synojnë të bëjnë një përfaqësim sa më dinjitoz në “Elbasan Arena”.

STËRVITJA – Si zakonisht, seanca e djeshme stërvitore u zhvillua në stadiumin e Kamzës dhe nisi në orën 18:30. Futbollistët e kuq zbritën më përpara në fushën e blertë duke bërë disa pasime me njëri-tjetrin. Ajo që ra në sy, është se tre futbollistët afrikanë të afruar në provë, qëndronin gjatë gjithë kohës së bashku. Ndërsa pjesa tjetër u nda në grupe duke bërë pasime. Trajneri Daja iu bashkua lojtarëve rreth orës 18:30 dhe pasi dha direktivat e tij, ekipi nisi fazën e nxehmjes.

TAKTIKA – Stërvitja ishte e fokusuar kryesisht te taktika. Daja e ndau ekipin në skuadra dhe bëri një ushtrim me tranzicione të shpejta, si në fazën difensive, ashtu edhe në ofensivë. Duke parë golat që pësuan kundër Bazelit, që ishin në fazë tranzicioni, Daja kërkon që ekipi i tij të mos zihet i papërgatitur nga kundërsulmi. Ekipet u ndanë në lojtarët titullarë dhe në rezervat, që sulmonin me rrotacion dhe mbronin në të njëjtën mënyrë. Ky ushtrim zgjati për shumë minuta dhe me ritëm të lartë, ndërsa në orën 19:53 Daja mblodhi ekipin në rreth dhe po u shpjegonte ushtrimin e radhës. Direktivat e Dajës zgjatën për plot 13 minuta, me ekipin që u rikthye sërish në fushë për të zhvilluar ndeshje kontrolli. Por, kjo ndeshje ishte ndryshe nga tradicionalja, pasi lojtarët u ndanë në tri grupe. Njëri grup sulmonte grupin tjetër në gjysmëfushën e këtyre të fundit, ndërsa grupi i tretë priste në gjysmëfushën tjetër. Në momentin që mbaronte aksioni, ekipi që po mbronte fillimisht, vazhdonte sulmin drejt grupit të tretë dhe rotacioni vazhdoi.

MESFUSHA – Ajo që ra në sy në këtë ndeshje kontrolli, ishte ndërrimi i shpeshtë i mesfushorëve, çka do të thotë se Daja ende nuk e ka përcaktuar treshen e tij titullare. Murataj, Bardhi, Marku, Kote dhe Rrapaj do të luftojnë për fanellën e titullarit, por me largimin thuajse të sigurt të Bardhit, kjo konkurrencë do të ulet disi, gjithmonë nëse “demat” nuk ndërhyjnë në merkato për këtë repart.

Lexo edhe:

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

ACARIMI – Trajneri Daja qëndroi në qendër të fushës duke ndjekur nga afër të gjithë këtë ushtrim taktik dhe ishte shumë i qetë. Por, në një moment, strategu kryeqytetas e humb toruan, pasi një rivënie anësore nuk ekzekutohet siç duhet, duke iu afruar lojtarit dhe duke shkëmbyer fjalë me të, me shumë gjasa duke i shpjeguar se si duhet ta kryente atë rivënie./Panoramasport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
AKTUALITET

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025
Lajmet e Dites

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025
Para

Akuzat e Petro Koçit, analisti: SPAK të tregojë se pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi

TË GJITHA

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com