Rusia ka shënuar 24072 raste të reja me koronavirus, 3406 prej të cilëve janë raportuar vetëm në Moskë.
Që nga fillimi i pandemisë në Rusi janë shënuar 6126541 të prekur.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 779 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 153874 viktima.
Në Rusi është vënë re një rritje e infeksioneve, shkak i së cilës sipas autoriteteve është bërë varianti Delta i Covid.