• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” shuplakë klientëve: Komisione për tërheqje kesh dhe pagesat ndaj Tatimeve dhe Thesarit të Shtetit

13:53 : 22/07/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Një njoftim i beftë u ka mbërritur klientëve të Raiffeisen Bank, të cilët duhet të paguajnë komisione për tërheqje kesh të lekëve. Gjithashtu, klientët duhet të paguajnë edhe për pagesat ndaj Tatim-Taksave, apo edhe pagesat ndaj Thesarit të Shtetit. Komisionet do të fillojnë të mbahen duke filluar nga data 9 gusht 2021, ndërsa Raiffeisen Bank justifikohet se këto tarifa janë shtyrë prej disa vitesh.

Por, përse tani? Çfarë detyrimi kanë klientët për të bërë këto pagesa? Dhe çfarë përfiton Raiffeisen Bank? Natyrisht, vlerën e komisioneve! Gjithashtu, mosprezencën e klientëve në bankë si dhe shkurtimin e stafit. Miliona fitime nga kjo vendimmarrje që rëndojnë direkt ndaj klientëve.

Në redaksinë e BoldNews kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga klientët e bankës Raiffeisen Bank, të cilët na kanë vënë në dispozicion edhe e-mailin që iu ka mbërritur. Sipas tyre, e-maili fillon me një njoftim, ku në krye të herës thotë se “ne gjithmonë kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë bankën pranë jush, për të siguruar lehtësi në përdorimin e çdo shërbimi bankar, e veçanërisht ato që ndikojnë në jetën e përditshme”. Sipas saj, Raiffeisen Bank investoi në zhvillimin e platformës digjitale më të mirë, më inovative, intuitive dhe të lehtë për t’u përdorur, duke aplikuar nivelet më të larta të mundshme të protokolleve të sigurisë. “Çdo pagesë, kontroll të gjendjes në llogari, aplikim për kartë dhe shumë shërbime të tjera janë tani në dorën tuaj, të gatshme dhe të lehta për t’u përdorur në mënyrë të sigurt, në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend”, thuhet në këtë e-mail.

Faksimile: E-maili i Raiffeisen Bank që u ka mbërritur qindra mijëra klientëve

Në e-mailin e Raiffeisen Bank thuhet se “kemi zgjeruar rrjetin tonë të ATM-ve, duke ju siguruar zgjedhjen për të tërhequr ose depozituar para në çdo kohë të ditës, kudo që të jeni, falas”. Sipas tyre, rrjeti i terminaleve POS Raiffeisen rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe tani me çdo kartë ju mundeni gjithashtu, të paguani në mijëra dyqane tregtare – lehtë, shpejt dhe të sigurt, e përsëri pa asnjë komision. “Të gjitha risitë e mësipërme dhe përpjekjet tona për krijimin e lehtësisë për ju kanë çmimin e tyre dhe Raiffeisen Bank ka investuar shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Me këto investime për një përvoje më të mirë për ju, synimi ynë është të sjellim lehtësi, zgjedhje dhe siguri në përditshmërinë tuaj financiare dhe jemi të sigurt se jemi të suksesshëm në këtë përpjekje”, vijon njoftimi.

Lexo edhe:

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

Më tej, sqarojnë se “disa nga këto investime duhet të shlyhen minimalisht, prandaj ne kemi vendosur të aplikojmë tarifat e tërheqjes së parave të gatshme (cash) për transaksionet në degë, parashikuar në kontratën e llogarive rrjedhëse të klientëve individë, deri në nivelin e shumave që mund të tërhiqni lehtësisht në ATM-të e Raiffeisen Bank, pa asnjë tarifë. Komisionet e listuara më poshtë do të hyjnë në fuqi nga data 9 Gusht 2021″, thotë Raiffeisen Bank.

“Për tërheqjet cash në degë deri në 50.000 lekë do të fillojë të aplikohet komisioni 50 lekë, që ka qenë parashikuar në kontratën e llogarive rrjedhëse të klientëve individë, por nuk është aplikuar gjatë kësaj periudhe. Ky komision nuk do të aplikohet për tërheqjet në monedha të huaja. “Për pagesat cash në degë të detyrimeve të tatim-taksave, të detyrimeve ndaj thesarit të shtetit, si dhe pagesat e utiliteteve, komisioni bëhet 295 lekë“, përfundon njoftimi i bankës.

Lajme të lidhura

ENGLISH

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025
KULTURE

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Era Rusi nuk dëshiron të jetojë nën një çati me vjehrrën: Secili në derë të vet

TË GJITHA

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com