• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

USAGM: Spiunimi i gazetarëve është fyerje për lirinë e shtypit

13:32 : 21/07/2021
në BOTA

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), është shprehur e zemëruar me raportimet se mbi 180 gazetarë – përfshirë ata të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë, duket të kenë qenë shënjestra të përgjimit me softuer të sofistikuar ushtarak.

“Shënjestrimi i bisedave private të gazetarëve në çfarëdo mënyre është i pandërgjegjshëm”, tha ushtruesja e detyrës së drejtorit ekzekutiv të USAGM, Kelu Chao. “Kjo shkelje duhet të marrë fund dhe siguria e gazetarëve duhet të mbrohet”.

Rrjetet e USAGM përfshijnë Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, Zyrën e Transmetimeve për Kubën, Rrjetin e Transmetimit të Lindjen e Mesme dhe organizatën jofitimprurëse të lirisë së internetit, Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Një hetim i kryer nga një konsorcium mediash i quajtur ‘Projekti Pegasus’ zbuloi se softueri i krijuar për qeveritë për të gjurmuar terroristët, u përdor për të ndërhyrë në telefonat që u përkisnin gazetarëve, veprimtarëve për të drejtat e njeriut drejtuesve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë. Softueri i quajtur Pegasus, u zhvillua nga kompania izraelite NSO Group.

Washington Post, që është pjesë e konsorciumit, raportoi se midis gazetarëve të shënjestruar ishin disa nga Zëri i Amerikës. Një raport i ri nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili është gjithashtu pjesë e konsorciumit, tha se qeveria e Azerbajxhanit ka përdorur softuerin Pegasus për të spiunuar qindra veprimtarë dhe gazetarë lokalë, përfshirë pesë korrespondentë aktualë dhe të mëparshëm të Radios Evropa e Lirë. Midis tyre është Khadija Ismayilova, ish shefe e zyrës së Radios Evropa e Lirë dhe një nga gazetarët më të njohur hulumtues të atij vendi.

Lexo edhe:

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

Jadon Sancho transferohet në Serie A

Hulumtimi është kryer nga organizata joqeveritare Forbidden Stories, me seli në Paris, me mbështetje teknike të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International.

“Teknologjia e re duhet të ndihmojë gazetarët ta bëjnë më mirë punën e tyre dhe jo të përdoret për t’i spiunuar dhe për t’u rënë në qafë atyre”, theksoi zonja Chao./VOA

Lajme të lidhura

SPORT

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

18:46 : 15/08/2025
SPORT

Jadon Sancho transferohet në Serie A

18:32 : 15/08/2025
Lajmet e Dites

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

18:32 : 15/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

18:22 : 15/08/2025
BOTA

Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Putin dhe Trump mund të zgjasin të paktën 7 orë

18:14 : 15/08/2025
HOROSKOPI

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025
Para

Sulmojnë gardianët me kripë e piper, 7 të burgosur arratisen nga qelitë

TË GJITHA

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

18:46 : 15/08/2025

Jadon Sancho transferohet në Serie A

18:32 : 15/08/2025

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

18:32 : 15/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

18:22 : 15/08/2025

Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Putin dhe Trump mund të zgjasin të paktën 7 orë

18:14 : 15/08/2025

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com