• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria po e përdor për vaksinim masiv, por sa efektive është vaksina kineze? Ja çfarë raporton BBC

11:36 : 21/07/2021
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, SHENDETI

Vaksina kineze Sinovac po përdoret për vaksinimet masive në Shqipëri prej disa muajsh, ndërsa ajo ka marrë një miratim për përdorim emergjent nga OBSH, por nuk njihet nga EMA.

Në Shqipëri po aplikohen gjithashtu edhe Pfizer dhe AstraZeneca, vaksina të miratuara nga EMA, por që në Shqipëri janë aplikuar për kategori të caktuara, sikundër edhe Sputnik V, e cila ka marrë miratimin nga OBSH, por jo nga EMA.

Pjesa më e madhe e personave të vaksinuar në Shqipëri kanë marrë dozat e Sinovac. E ndërsa në disa vende po përdoren kombinime vaksinash me synim rritjen e mbrojtjes nga Covid-19, apo po aplikohen më shumë se dy doza, në Shqipëri vijohet me aplikimin e dozave nga e njëjta vaksinë, duke respektuar udhëzimet fillestare lidhur me vaksinimin.

Por sa efikase është kjo vaksinë?

Në një analizë të emetuar në BBC, thuhet se në të gjithë Azinë, vaksinat kineze kanë luajtur një rol vendimtar në imunizimin e qytetarëve kundër Covid-19, me miliona njerëz që janë vaksinuar me Sinovac ose Sinopharm.

Lexo edhe:

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

Por gjatë javëve të fundit janë rritur shqetësimet në lidhje me efikasitetin e tyre.

Javën e kaluar, Tajlanda njoftoi se do të ndryshonte politikën e saj të vaksinave – në vend të dy dozave me Sinovac, qytetarët do të marrin një kombinim të Sinovac dhe AstraZeneca. Punonjësit shëndetësorë të cilët tashmë janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac do të marrin një dozë të tretë përforcuese.

Indonezia njoftoi se do të bënte të njëjtën gjë javën e kaluar, duke thënë se personat e vaksinuar me Sinovac do të marrin një dozë të tretë të Moderna, raporton abcnews.al

Të dy vendet, të cilat kanë zhvilluar një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, po luftojnë me shpërthime të reja. Tajlanda ka raportuar një rekord të rasteve dhe viktimave, ndërsa spitalet më Indonezi janë mbingarkuar.

Ministri i turizmit i Indonezisë Sandiaga Uno tha për BBC se vaksina Sinovac ishte efektive. Pra duke kombinuar vaksinat, qeveritë Tailandeze dhe Indoneziane në thelb “thanë se ishin të shqetësuar për mbrojtjen e vaksinës”.

Ndërkohë Malajzia tha se do të vaksinonte qytetarët me Pfizer pasi furnizimet e saj me Sinovac kishin mbaruar. Por vende të tjera si Filipinet dhe Kamboxhia po vazhdojnë të përdorin vaksinat kineze.

A janë vaksinat kineze efektive?

Në provat klinike në të gjithë botën, vaksinat Sinovac dhe Sinopharm kanë treguar 50% deri 79% efektivitet në parandalimin e Covid. Por ato janë më shumë efektive në parandalimin e shtrimeve në spital ose vdekjeve nga Covid.

Sipas studimeve, Sinovac ishte 100% efektive në Brazil dhe 96 deri 98% efektive midis punëtorëve mjekësorë Indonezianë.

Çfarë dimë për vaksinat anti-Covid kineze?

Fakti që personat plotësisht të vaksinuar janë infektuar mund të jetë për shkak të disa faktorëve, sipas epidemiologut, Profesor Benjamin Coëling, nga Universiteti i Hong Kongut. Njëra është se vaksinat kineze, si shumë vaksina të tjera, mund të humbasin efektivitetin me kalimin e kohës. Sipas një studimi tajlandez antitrupat te personat e vaksinuar plotësisht me Sinovac përgjysmohen pas çdo 40 ditësh, raporton abcnews.al

Mund të jetë gjithashtu për shkak të variantit më infektues Delta, i cili përbën 60% të rasteve në Indonezi dhe 26% të rasteve në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok. Nuk ka ende të dhëna publike për efikasitetin e vaksinave kineze kundër varianteve të Covid. Por studimet paraprake kanë sugjeruar që vaksinat si Sinopharm dhe Sinovac, mund të ofrojnë 20% më pak mbrojtje ndaj variantit Delta sesa kundër virusit origjinal, sipas Prof Cowling.

Asnjë vaksinë nuk është plotësisht efektive në parandalimin e Covid, tha ai, dhe ndërsa vaksinat kineze “nuk janë 100% efektive, ato ende po shpëtojnë shumë jetë”. Gjithashtu nuk ka ende raporte të rasteve në Kinë, ku më shumë se 630 milionë janë vaksinuar.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".
AKTUALITET

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025
RAJONI

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025
AKTUALITET

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025
Para

Milena Harito: Rama më bëri të qaj 2 herë, e kishte si qëllim...

TË GJITHA

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com