Në kërkim në Shqipëri e Gjermani, prangoset 44-vjeçari “me rrezikshmëri të lartë shoqërore”

Policia e Tiranës ka prangosur një 44-vjeçar “me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit”.

Sipas policisë, 44-vjeçari është dënuar në Shqipëri dhe në Gjermani për plagosje të rëndë me dashje ndaj një personi tjetër.

”Komisariati i Policisë Nr. 6, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:  E  Erjon (Sefer) Markol (Markola), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.  Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ në mungesë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin ‘Migjeni’, ka plagosur me thikë shtetasin A.Xh.”, njofton policia.

LEXO EDHE  Aksidenti në Durrës/ Përplas 60-vjeçarin, ndalohet drejtuesja e mjetit