VIDEO/ Myrto Uzuni nuk ndalet, tjetër gol në Champions

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet dhe ditën e sotme ka treguar dhe një herë formën e shkëlqyeshme që po kalon këtë periudhe.

Sulmuesi i Kombëtares u bë sërish protagonist kësaj radhe duke i shënuar kampionëve të Lituanisë, Zalgirisit. Pas eliminoi Prishtinën, Ferencvaroshin shorti e përballi me Zalgirisin duke e nisur përsëri si favorite ndeshjen.

LEXO EDHE  Ylli i Interit rrit pretendimet financiare, klubi zikaltër pezullon rinovimin

Sulmuesi beratas realizoi golin e parë të hungarezëve duke shfrytëzuar  më së miri një pasim të shokut të skuadrës Mae, për të goditur saktë nga afro 11-metra duke dërguar topin në krahun e majtë të pjesës së poshtme të portierit.