Kujtim Rexh Musaj është 81-vjeçari që u dhunua nga Policia Bashkiake një javë më parë. I moshuari rrëfen për SYRI TV se detyrohej të shiste objekte të vjetra, pasi me pensionin që merr nuk blen dot as ilaçet për sëmundjen e rëndë. Por përpos sfidave të jetës ai duhet të përballet edhe me dhunën e Policive të Erion Veliajt. Pa një përkrahje, pa mundësinë që të sigurojë ato pak qindarka për të jetuar, 81 vjeçari shprehet se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur është largimi nga Tirana.
Ky është Kujtim Rexh Musaj, 81-vjeçari që një javë më parë u dhunua nga efektivë të Policisë Bashkiake, pasi shiste objekte të vjetra për të siguruar mbijetesën, sepse pensioni i ulët që merr nuk i del as për plotësim e nevojave minimale jetike.
I detyruar nga skamja, 81-vjeçari Musaj del çdo ditë për të siguruar ndonjë qindarkë për të siguruar ushqimin, pasi pensioni që merr nga 57 vitet punë si montator në Vaun e Dejës nuk i del as per ilaçet.
Çdo ditë 81 vjeçari del në zonën ku jeton për të shitur disa objekte të vjetra, por siç tregon ai vetë, shpesh kthehet edhe duarbosh në shtëpi, pa siguruar ato pak qindarka për të blerë ushqimin e përditshëm.
Sikur të mos mjaftonin sfidat e jetës, por vite më parë, 81-vjeçari Kujtim Rexh Musaji ka kaluar edhe Ishemi cerebrale dhe shkopi të cilin polici bashkiak ja hedh pas dhunës e përplasjes fizike është miku më i mirë që e mban në këmbë pa të cilin nuk mund të eci.
Por duket se policët e Ermal Kapllanit dhe Erion veliajt nuk e përfunduan nxjerrjen e dufit ndaj 81 vjeçarit, dhe vendosën që ta shoqërojnë në Komisariat. Ironike por edhe skandaloze, efektivët që duken qartë në pamje për sjelljen agresive ndaj të moshuarit e akuzojnë për dhunë. Por duket se Oficerët e Policisë që morën denoncimin e Policëve Bashkiakë kanë reflektuar në moment, e siç tregon i moshuari I kanë tërhequr vëmendje për sjelljen dhe se kanë bërë gabim që e kanë shoqëruar.
Dhe Kujtim Rexh Musaji, me sinqeritetin e një të moshuari shprehet se po mbronte objektet që po i vidhnin dhe i është kundërpërgjigjur agresivitetit të Policëve Bashkiakë
Por ky nuk është rasti i parë që 81-vjeçari Kujtim Rexh Musaj përballet me agresivitetin e Policëve Bashkiakë, ai tregon se edhe pak kohë më parë është gjobitur me 30 mijë lekë.
Veç thyerjes së sendeve që po shiste, Policët Bashkiak nuk kanë kursyer as disa veshmbathje të tij, që siç tregon 81-vjeçari i kishte mbledhur që t’ia jepte të motrës, e cila po ashtu ishte në gjendje të vështirë ekonomike. I ndodhur në kushte të mjerueshme, nën terrorin e policëve bashkiakë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën, 81-vjeçari rrëfen se i ka mbetur veç një mundësi, të iki nga Tirana.