Seanca e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualfikimit pas festës së fitër Bajramit, do të mbahet ditën e mërkurë për prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla.
Hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit është bërë nga trupa e KPK-së e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.
Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Dyla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Arben Dyla zotëronte një pasuri prej 450 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e tij familjare kap vlerën e 2.2 milionë lekëve.
Kjo pasuri familjare përbëhet nga 310 mijë lekë likuiditete në bankë, 300 mijë lekë cash dhe makinë me vlerë 1.6 milionë lekë.
Të ardhurat familjare të subjektit gjatë periudhës deklaruese kapin vlerën 19.2 milionë lekë dhe 99% e tyre vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Ndërkohë nga analiza cilësore e deklaratave, cilësohet si ‘flamur i kuq’ fakti që në vitin 2009, subjekti Arben Dyla deklaron të ardhura si dhurata në cash nga lindja e fëmijës në vlerë 200,000 lekë.
Si dhe në vitin 2016 subjekti deklaron në përdorim një apartament banimi me sipërfaqe 150 m2, i lënë si garanci nga z.Ardi Kollçaku për shlyerjen e kontratës së huasë me garanci numër 1843 rep dhe numër 1004 dt 21.12.2016.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015 /BIRN/