Dëmtimi i mbrojtësit të majtë të Partizanit, Emiljano Musta shqetëson jo pak trajnerin Daja, i cili nuk ka asnjë alternativë për ta zëvendësuar 29- vjeçarin.
Në takimet kundër Sfintulit, u zhvendos Herald Marku si mbrojtës i majtë.
Musta mori një goditje në gju në pjesën e parë kundër Sfintulit dhe u zëvendësua i dëmtuar. Fillimisht, mendohej se mbrojtësi do të ishte gati për sfidat kundër Bazelit, por rikuperimi i tij nuk ka shkuar siç duhet.
Likuidet në kupën e gjurit janë ende prezente dhe Musta është stërvitur individualisht, duke munguar në seancat e grupit. Maksimumi i rikuperimit që Musta mund të ketë, është të jetë në stol për sfidat ndaj Bazelit.
Theksojmë që anësori i majtë është i federuar në listën e UEFA-s, pavarësisht se nuk është në 100% e tij.