Tre lojtarë të huaj në provë te Partizani, në fund vendos trajneri Daja

Partizani do të luajë të enjten kundër Baselit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Skuadra e kuqe ka nisur nga përgatitjet, ndërsa në këtë periudhë të nxehtë merkatoje, priten me interes dhe ndryshimet në kampin e Ilir Dajës. Daljet kanë qenë të shumta, ndërsa “hyrjet” me pikatore.

Së fundmi në klubin e kuq kanë mbërritur 3 futbollistë afrikanë të ditëlindjes 2000. Bëhet fjalë për një mbrojtës, mesfushor dhe sulmues.

LEXO EDHE  Fundi i një epoke të lavdishme, Valentino Rossi njofton tërheqjen nga MotoGP

Deri më tani të 3 janë në provë teksa po vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik. Sinjale pozitive ka dhënë lojtari i fazës ofensvie, por në fund do të jetë Ilir Daja ai që do të thotë fjalën e fundit nëse do të qëndrojnë ose jo.