S.. .. 33 vjeç u arrestua nga policia se në lokalin e tij u hodhën dyshime se organizoheshin lojra fati të paligjshme. Prangosja e të riut sipas burimeve të gazetës SI ndodhi gjatë ndeshjeve të europianit , ndërkohë që ai ka befasuar me reagimin e tij mbasi u vu në dijeni se përse po prangosej.
Në dosjen që ju vendos në dispozicion gazetës “Si” i riu, pasi firmosi , shtoi me stilolapsin që i la në dorë oficerja e policisë “ I arrestuar për sedër të shefit’.
I riu nuk ka hezituar që pas kësaj fjalie të hedhë edhe firmën ndërkohë që oficerët e policisë administruan faktin që në barin bilardo mund të ishte duke u luajtur poker mbasi në tavolinë u gjetën aksesorët të llojit chipsa. Më tej në dokument oficerja shkruan sipas fashikullit të policisë së kryeqytetit se nga kqyrja e aparatit celular tip nokia që i përket S.R , I riu kishte dërguar mesazhe me përmbajtje njoftuese.
Një nga këto mesazhe, sipas policisë , shkruhej:
– në orën tetë fillon loja.
Kur policia e pyet të riun ‘ sa më sipër çfarë keni për të deklaruar në lidhje me këtë ngjarje teksa paralajmërohet se ligji I jep të drejtë që të mbrohet nga avokat mbrojtës, 33 vjeçari me shkrim dore jep vetëm një mesazh drejtuar shefit të komisariatit që mbulon zonën ku gjendet biznesi I tij familjar. Përmbajtja e tekstit gjendet në fund të çdo faqeje dhe pretendon se atij ju hoq liria , mbasi sedra e shefit të komisariatit duhej vënë në vend. Ky mesazh përkon me kohën kur sapo ishte rritur trysnia ndaj drejtuesve të policisë nga autoritetet së bashku me dyshimet se disa nga ata janë të lidhur me krimin.
Shprehja “ arrestim për sedër të shefit” as që është censuruar nga oficerja e policisë gjyqësore që e ka respektuar vullnetin e të dyshuarit.
Nisur nga ky rast gazeta Si investigoi pranë buimeve zyrtare të policisë së shtetit për të kuptuar nëse po goditen seriozisht lojrat e fatit dhe përse disa nga të ndaluarit mbasi përfundojnë në gjykajtë hedhin akuza të rënda . L.GJ ishte një nga ata që u kap nga dallga e aksioneve anti loto por në gjykatën e Shkodrës ai suprizoi me pyetjen :
A e dini që dhe shefat luajnë bixhoz?.
Ky detaj u bë i ditur për gazetën Si përmes telefonit nga njëri nga prokurorët që përfaqësoi akuzën gjatë masës së sigurisë .
Zyrtarisht mësohet se gjatë gjysëm finales , u angazhuan gati 1 mijë forca policore që në përfundim në të gjithë vendin deklaruan se kontrolluan gati 700 ambjente kryesisht lokale dhe restorante, si dhe u sekuestruan 15 kompjuterë , makineta të lojrave të fatit dhe tableta që shërbejnë për vënie bastes si dhe 8 tavolina pokeri.
“ Jo , e gjitha kjo është një pikë ujë në oqean”-iu përgjigj pyetjes së gazetës Si zyrtari i rendit , i cili pranon se autoritetet kanë dështuar të frenojnë lojrat e fatit që me ndryshimet ligjore janë vepër penale dhe janë të dënueshme.
“Për të mos thënë- shtoi zyrtari, se ka shefa policie dhe për këtë të dhënat janë bindëse , që bashkëveprojnë ngushtë me lojtarët më të mëdhenj pas të cilëve fshihen grupe kriminale apo edhe biznese por edhe persona me pushtet”
Megjithatë gjatë këtij aksioni, vetëm gjatë një dite përfunduan në pranga përgjatë qershorit 20 persona.
“Nnëse ju pëlqen mund ta quajmë sukses, por nuk qëndron puna këtu”- këmbëngul zyrtari I rendit. “As që është gërvishur ky problem. Individët që janë goditur nga policia janë krejt të parëndësishëm dhe pa asnjë peshë, të vërtetët përmes të cilëve po lulëzon tregu i zi i lojrave të fatit”
Theu kompjuterin
Kur polcia mbërriti në lokalin e shtetasit XH. ..ata panë se në banak gjendej një kompjuter I markës Lenovo , tek i cili në softëarin e aplikacionit google chrome pasqyrohej një faqe e llotarive sportive me domain “ client.qefi234.com “
Agjentët shkruan në raport shërbimi se “Rrethanat tregonin se, kompjuteri përdorej për të ushtruar aktivitet të paliçencuar të basteve sportive e në momentin, që është konstatuar një gjë e tillë, një person i cili ishte i pandehuri M. .. që ndodhej brënda në lokal, ka marrë kompjuterin dhe e ka hedhur në dysheme, duke e dëmtuar atë. Pas kryerjes së veprimeve proçeduriale të nevojshëm, aparati i kompjuterit dhe serveri i tij, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale dhe aparati i është nënshtruar ekspertimit teknik – kompjuterik. “
Akti I ekspertimit teknik kompjuterik konfirmoi se në atë kompjuter ndonëse ishte thyer ishte naviguar periodikisht për baste sportive me një serial adresash të quajtura klient qefi prej nga janë prerë bileta për bastet sportive. Aty u gjetën dhe disa emra.
“Nga analizimi i të dhënave të mbetura në hard diskun e kompjuterit objekt ekspertimi u rikuperuan përmbajtja e faqes “ client.qefi1234.com “, e vizituar në kohë të ndryshme, ku pasyrohen biletat e plotësuara vlerat e tyre , e status i tyre, gjendja financiare”- deklaron policia në dosje ku shtohet se të dhënat e biletave tregojnë se ky lokal përdorej për të fiksuar baste sportive kundrejt shumave të sistemuara në llogaritë e kompanive të basteve sportive.
Si e mësojnë klientët ku ka lokale bastes?
Një lojtar bastes vendos të rrëfehet për gazetën Si. Shpesh në kulmin e aksioneve ka vendosur baste pranë ish Bërrylit atje ku ka edhe zyrat. Ndërsa si klienti rregullt ai është frekuentues I lokaleve të tilla që organizojnë lojra fati në kundershtim me ligjin në lagjen ku jeton pranë Tiranës së Re.
“ E identifikoj nga pamja e jashtme e lokalit, janë me perde të mbyllur ose ka vetëm meshkuj në të. Kjo është shenja e parë, e dyta je klient në mirëbesim”. – nis rrëfimin Z., klient bastesh I cili nuk ka hequr dorë nga lojrat e fatit.
“ Ata më njohin dhe kur ka ndodhur që nuk me njohin ju kam thënë më ka dërguar ‘x’.person dhe vendos paratë sipas ndeshjeve dhe për rezultatet.Mbas kësaj e fotografoj telefonin ku hidhen basti sipas rezultatit dhe kur fitoj paraqitem duke treguar fotografinë”
I riu shpjegon se gjatë europianit “ la 800 mijë lekë bast , por fitova 1 milionë lekë”.
A kishte frikë nga policia dhe kontrollet?
Z: “Aspak, asnjëri nga lokalet ku luaj unë qoftë pranë Bërrylit qoftë pranë shkollës Edit Durham nuk u prek nga operacioni, e pashë në media dhe së jashtmi duket sikur po e shkatërrojnë fenomenin e basteve, por ky është një mirazh”
Pak ditë më parë gazeta Si raportoi për rastin e një gruaje e cila u prangos mbasi ofronte lojra pokeri, ndërkohë që një tjetër pronar lokali përfundoi në pranga mbasi nuk justifikoi dot zarat në biznes…. /Gazeta Si/