• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e plotë/ Mariglen Qato toleroi katin pa leje luksoz në “Komunën e Parisit” (Dokumenta e foto)

14:01 : 18/07/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, Mariglen Qato, shoqërohej nga dy “Range Rover” të errëta paraditen e së Shtunës, kur u paraqit para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurimit ‘detyrim për paraqitje”, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Dy ditë më parë, gjykata kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e tij dhe dy inspektorëve të tjerë.

Gjykata e Tiranës, madje, nuk preferoi ta rëndonte Mariglen Qaton as me “pezullim nga detyra”.

Në foto: Vendimi i gjykatës për Mariglen Qato e të tjerë

E, pas kësaj procedure jo të qetë mes strukturave të drejtësisë, kryeinspektori ndërtimor i Tiranës u shfaq me nota sfiduese në gjykatë.

Lexo edhe:

5 vite pa Teatër Kombëtar

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

Hija e pushtetit të shefit të tij, kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se i jep Qatos hapësirë për të prezantuar prepotencë para trupës gjykuese dhe prokurorit të çështjes, i cili më herët kishte kërkuar arrestimin e tij.

Vartësi i rëndësishëm i Veliajt tha para gjykatës se ai ka kryer më së miri detyrën e tij, se ka marrë vendim pezullimi e më tej prishjeje për një kat pa leje, të ndërtuar nga sipërmarrësi Eugert Bregu, mbi një godinë në zonën e preferuar rezidenciale mbi “Komunën e Parisit”.

Në foto: Vendimi i IMT për pezullimin e punimeve dhe gjobitjen e E.Bregu

Por, sipas tij, veprimet e Inspektoratit Ndërtimor, janë penguar nga një vendim i Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka vendosur pezullimin e prishjes së katit shtesë.

Por, shumë më ndryshe e sheh situatën prokuroria e Tiranës.

Provat e siguruara në dosjen hetimore, tregojnë se Mariglen Qato dhe inspektorët e tij nuk e kanë kryer detyrën si duhet.

Madje, edhe vendimi i Administratives, që Qato citoi në gjykatë, në fakt dëshmon se ai vetë ka shkelur rëndë ligjin në trajtimin e rastit “Bregu”.

Nga çati në kat shtesë
Në mes të Prillit 2020, në kohën e pandemisë, Eugert Bregu dorëzon pranë Bashkisë së Tiranës kërkesën “deklarim paraprak” për riparimin e çatisë së pallatit 5-katësh, në rrugën “Kika”, mbi zonën rezidenciale të “Komunës së Parisit”.

Në foto: Çatia e pallatit, për të cilën u kërkua riparimi

Ai kishte marrë më parë pëlqimin e banorëve, si edhe i vëllai arkitekt, Klevis Bregu, kishte hartuar projektin për sistemin e çatisë.

Disa muaj më pas, në Korrik 2020, oficerët e Policisë së Komisariatit 1 në Tiranë, gjatë një verifikimi, konstatojnë ndërtim mbi godinën 5-katëshe.

Pasi konsultojnë dokumentat, konstatojnë se sipërmarrësi Eugert Bregu kishte tejkaluar lejen e marrë nga Bashkia, duke ngritur mbi tarracë një kat shtesë.

Situata referohet në prokurorinë e Tiranës për “ndërtim pa leje”, si edhe pranë Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës (IMT), të drejtuar nga Mariglen Qato.

Në foto: Në Gusht 2020, Policia konstaton se riparimi i çatisë ishte shndërruar në ndërtim shtese kati

Për disa ditë, nuk pati asnjë veprim nga inspektorët e IMT. Në 4 Gusht, oficerët e Komisariatit nr.1 konstatojnë se punimet pa leje po vijonin dhe informojnë sërish strukturat e Inspektoratit të Bashkisë.

Pas këmbënguljes së Policisë, në 10 Gusht 2020, Qato merr vendimin për pezullimin e punimeve, si edhe gjobitjen e Eugert Bregut me 300 mijë lekë të reja.

Më pas, IMT rezulton se nuk ka kryer asnjë veprim të mëtejshëm, ndërkohë që punimet e nisura për riparimin e çatisë, përfunduan në një ndërtim luksoz, tërësisht pa leje.

Ky fakt u konstatua në Shkurt 2021, kur prokuroria, për efekt të hetimit të saj, krijoi një grup verifikimi në terren, me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë dhe inspektorëve ndërtimor.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të ndërtimit pa leje

Madje, Selim Bregu, babai i sipërmarrësit të punimeve, kishte aplikuar për leje legalizimi të katit shtesë të paligjshëm.

I gjendur në kushtet e faktit të kryer, Mariglen Qato nxjerr urdhërin e prishjes së ndërtimit të paligjshëm dhe gjobitjen me 5.7 milionë lekë të reja të Klevis Bregut, i cili në fakt ishte vëllai i personit që kishte kryer punimet.

Në foto: Ajo që nisi si riparim çatie, përfundoi kat shtesë

Klevis Bregu e ankimon vendimin e Qatos në Gjykatën Administrative të Tiranës

Shkeljet proceduriale
Gjykata administrative konstatoi një seri shkeljet administrative e proceduriale të kryera nga Inspektorati Ndërtimor i Tiranës.

Sipas gjyqtarit Emiljano Ruli, Mariglen Qato e ka marrë vendimin për prishjen e objektit rreth 8 muaj pas pezullimit të punimeve, ndërkohë që ligji e detyron që të vendosë përfundimisht brenda 2 muajve.

Po ashtu, gjykata konstatoi se aktet e IMT nuk i janë njoftuar personave të penalizuar, duke e konsideruar këtë situatë si shkelje procedurash.

Për më tepër, gjykata konstatoi se Mariglen Qato ka marrë masat penalizuese ndaj Klevis Bregut, ndërkohë që ishte në dijeni të plotë se sipërmarrës ishte Eugert Bregu, për të cilin më parë ishte vendosur një gjobë dhe pezullim i ndërtimit.

Në foto: Gjykata Administrative konstaton shkelje të IMT

Gjykata administrative, duke i qëndruar strikt aspektit procedurial dhe duke mos e shqyrtuar aspak faktin e ndërtimit të paligjshëm, vendosi të pranojë padinë e Klevis Bregut, duke rrëzuar në këtë mënyrë si gjobën 5.7 milionë lekë, ashtu edhe vendimin për prishjen e katit shtesë pa leje.

Në foto: Gjykata Administrative rrëzon Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës

Të dhënat tregojnë se pretendimet e Mariglen Qatos në gjykatë nuk përkojnë me realitetin.

Hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës provuan se vartësi kryesor i Veliajt, jo vetëm që ka toleruar ndërtimin e katit shtesë pa leje, por nga ana tjetër edhe ka ndjekur rrugën e gabuar ligjore për të evidentuar paligjshmërinë.

Për këto arsye, prokuroria kërkoi që ai të arrestohej, një masë që është aplikuar së fundmi edhe për kolegë të Qatos në bashki të ndryshme të Shqipërisë.

Por, standarti i fortë, i ndjekur në periferi, duket se nuk aplikohet për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Gjykata duket se e ka pasur të vështirë të arrestojë Mariglen Qaton dhe dy vartësit e tij, Adrian Çaushaj dhe Leandro Lamani.

Arrestimi i tyre mund të prishte imazhin e kuruar artificialisht të Erion Veliajt. Ndaj, gjykatësi Albert Meça u mjaftua vetëm me “detyrim paraqitje” për Qaton dhe dy të tjerët.

Pas këtij vendimi, Mariglen Qato i hipi sërish i qetë fuoristradave të zeza dhe u largua nga gjykata e Tiranës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025
AKTUALITET

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025
AKTUALITET

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025
Para

Emrat/ Ja lista fituese e Këshillit Kombëtar të PD. Emrat e njohur që mungojnë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com