VIDEO/ Zjarret në Shqipëri, policët në Patos i luftojnë me lopata

Një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit të Gjorgozit në Patos është përfshirë nga flakët.

“ABC” sjell pamjet nga beteja që po bëjnë me flakët zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga efektivët e policisë për të bllokuar vatrën.

LEXO EDHE  Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, ja çfarë thotë Policia

Por si pasojë e terrenit të thyer puna vështirësohet duke i detyruar zjarrfikësit dhe efektivët që të luftojnë me flakët me mjete rrethanore, lopata.