Çmenduria nuk ka kufij. Në Shqipëri nuk ka ditë që të mos shënohen aksidente rrugore, teksa vapa në muajt e fundit ka ndikuar te një pjesë e drejtuesve të makinave që të shtojnë shpejtësinë pa limit duke shkuar deri në tragjedi si rasti i familjes Gusho disa javë më parë që u aksidentua për vdekje nga djali i një biznesmeni.
E ndërsa apelet janë pafund për të ulur shpejtësinë dhe respektuar rregullat e qarkullimit, një pjesë vijojnë që të injorojnë ligjin dhe këshillat.
Rastin e fundit ekstrem e sjell faqja që pasqyron “Aksidentet Rrugore” ku një i ri në kërkim të aventurave për “Tik Tok” del nga automjeti duke e lëshuar pa duar dhe asnjë shqetësim qesh dhe kërcen mbi kabinë.