Shtrëngata dhe breshër, ja zonat që rrezikohen gjatë ditës së dielë

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga hyrja e masave të paqëndrueshme, thuhet në një njoftim të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, lidhur me parashikimin e motit për ditën e diel.

SHMU parashikon se paqëndrueshmëria do të jetë më e dukshme pasi do të përfshijë më shumë territor.

Në mesditë reshjet do të kenë karakter shtrëngatash si dhe rrufe të izoluara me breshër. Kjo situatë do të sjellë rënie temperaturash gjatë orëve të mesditës.

LEXO EDHE  I nxehti matet me dron në Athinë, aparati regjistron temperaturën 55° C

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e hera herës do të fitojë forcë deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.