• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Monitorimi me dronë turk, alarmohen grekët: Përse shqetësohemi? Shqipëria në bashkëpunim me Turqinë bëhet tejet e rrezikshme

20:11 : 17/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kontrata e firmosur nga qeveria shqiptare me Turqinë për blerjen e dronëve ka shqetësuar Greqinë fqinje.

Gazeta e njohur greke “Protothema” ditën e sotme ka bërë një artikull të gjatë për vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë në Turqi, rreziku që mund të vijë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Tiranës dhe Athinës, remitancat që shqiptarët në Greqi sjellin në atdhe, por edhe “xhelozia” për raportin me Italinë.

“Përveç Turqisë, ka edhe “lojtarë” të tjerë më të vegjël në tabelën e shahut në Ballkan”. Kështu nis artikulli, për të kaluar më pas te shqetësimi.

“Turqia është ndër pesë prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në botë dhe eksportet e saj po shumëfishohen. Dronët turq u përdorën nga Azerbajxhani në luftën në Nago-Karabak. Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që u përgatit për të blerë dronë nga Turqia, pasuar nga Tunizia, Maroku dhe Ukraina (që, natyrisht, Vladimir Putin nuk do ta pëlqejë aspak). Nga ana tjetër, Shqipëria, u bë vendi i parë që bleu një sistem anti-dron të prodhuar në Turqi në vitin 2020.

Në Shkurt 2020, Turqia dhe Shqipëria nënshkruan një plan bashkëpunimi të mbrojtjes për të zhvilluar më tej sigurinë. Në fakt, në qershor të vitit 2020, parlamenti shqiptar ratifikoi bashkëpunimin që përcakton se Shqipëria do të blejë sisteme armësh të prodhimit turk. Në qershor 2021, Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi vizitoi njësinë e prodhimit të dronëve “Bayraktar TB2” në Stamboll.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Aty u ra dakord që Shqipëria të paguajë shumën prej 8.2 milionë € për blerjen e dronëve dhe në fakt buxheti shqiptar u ndryshua në 22 Qershor 2021 për të përfshirë 8.2 milionë € për dronët. Por sa kushton një dron? Një “Bayraktar TB2” kushton rreth 5 milionë dollarë, dmth afërsisht 4.2 milionë €. Shqipëria mund të blejë dy dronë “Bayraktar TB2” me shumën. Ne nuk e dimë nëse ka një marrëveshje tjetër dhe një çmim më të mirë për një mik besnik nga Turqia” shkruan artikulli,

Më tej shkrimi vazhdon duke theksuar se Shqipëria është e lirë që të bëjë çfarë të dojë, por ngre pyetjen se përse duhet të shqetësohet Greqia?

“Shumë do të thonë se Shqipëria, si çdo shtet i pavarur, është i lirë të blejë aeroplanë, anije, dronë, armë etj nga ku dëshiron. Sigurisht që kjo është absolutisht e drejtë. Por le të shohim disa parametra që shqetësojnë Greqinë. Ne nuk na intereson, për shembull, nëse Polonia blen 24 dronë ose sa dronë do të blejnë Tunizia dhe Maroku. Por Shqipëria, e cila vetëm natyrisht nuk është një kërcënim për Greqinë, por në bashkëpunim me Turqinë mund të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Por përse dhe cfarë e shqetëson Greqinë?

“Në kuadrin e NATO-s, Greqia monitoron me avionët e saj hapësirën ajrore të Shqipërisë, si dhe të Shkupit. Le të bëjmë një pyetje. Nëse avionët serbë shkelin hapësirën ajrore kombëtare të Shqipërisë, a do të nxitojnë avionët grekë t’i ndalojnë ato? Padyshim që po. Grekët dhe serbët të luftojnë në ajër për hir të Shqipërisë…

Le të shkojmë te dronet tani. A do të përdoren për të kontrolluar situatën në territorin shqiptar apo do të fillojnë të fluturojnë mbi Epirin dhe Jonin e Veriut? Nëse një gjë e tillë ndodh, si do të reagojë pala greke? Po nëse dronët shqiptarë fluturojnë mbi territorin grek?

Duke e mbyllur këtë kapitull, le t’i referohemi diçkaje që duket e pamundur, por askush nuk mund të përjashtojë atë. Në rastin fatkeq të një episodi të nxehtë ose konflikti midis Greqisë dhe Turqisë, çfarë roli do të luajë baza turke në Vlorë?

A ka menduar udhëheqja politike dhe ushtarake e Greqisë që atëherë mund të kemi surpriza të pakëndshme në kufirin tonë veriperëndimor? Dhe le të shpresojmë që të mos arrijmë në pikën e dëgjimit apo leximit të lajmeve se “dronët shqiptarë shkelën hapësirën ajrore kombëtare në zonën e prefekturës së Janinës dhe u përgjuan nga aeroplanët luftarakë grekë”. Sepse mbase do të na çojnë në situata të pakontrollueshme dhe të rrezikshme…” vijon më tej shkrimi.

Një tjetër pikë e nxehtë e shkrimit janë remitancat që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej 3 dekadash kanë dërguar në atdhe. Gazeta greke shkruan se Shqipëria qëndroi në këmbë nga këto remitanca. Grekët bëhen “xhelozë” edhe për marrëdhënien e shqiptarëve me Italinë, raporton Abcneës.al.

“Ne nuk e mohojmë që shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë janë të ndershëm dhe punëtorë. Shuma neto që “hyri” nga Greqia në Shqipëri në 2017, ishte 584 milionë euro. Ku është Turqia në këtë listë? Cila është oferta e saj, ajo reale, jo figurative për Shqipërinë. Nëse nuk do të kishte dërgesa nga Greqia, kryesisht dhe Italia në vendin e dytë, si do të ishte situata ekonomike e Shqipërisë?

Shqiptarët, mendojmë se kanë ndjenja mjaft miqësore ndaj italianëve (ata më tepër harrojnë imazhet e bashkatdhetarëve të tyre duke u hedhur në det nga anijet italiane në vitet ’90), por ky nuk është rasti me grekët, të cilët përballen me dyshime, madje urrejtje” mbyllet artikulli.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

Ndeshja e Prishtinës në Conferencë League, UEFA cakton 4 arbitra shqiptarë për të vendosur drejtësi

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com