• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konsullata shqiptare në Stamboll u mohon vizën 48 turistëve irakenë, Shoqata e Turoperatorëve kërkon hetim: Shokuese

20:52 : 17/07/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke ngritur shqetësimin e refuzimit të hyrjes në Shqipëri të 48 irakianëve, mes tyre 30 mjeke, pasi Konsullata shqiptare në Stamboll nuk iu dha vizë. Shoqata deklaron se gjithçka ishte e organizuar dhe e rezervimi ishte në detaje.

Më tej shoqata thekson se turistët irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

“Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo irakian është një azilkërkues” thotë shoqata. Në fund, shoqata kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve, që i cilëson sabotuese.

LETRA E PLOTE

Tiranë, më 17.07.2021

Lexo edhe:

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

Kryeministrit të Shqiperisë, Z. Edi Rama,

Ministrit për Europën dhe punët e Jashtme Znj. Olta Xhaçka

Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi.

Duke përshëndetur heqjen e vizave për qytetarë të disa vendeve të Lindjes së Mesme që duan të vizitojnë Shqipërinë apo të bëjnë pushime në vendin tonë, ju prezantojmë një veprim krejtësisht të pa justifikuar të Konsullatës sonë në Stamboll, e cila ju refuzoi vizat një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Duke qënë se Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat Qeveria Shqiptare hoqi regjimin e vizave, Turistët nga Iraku janë të detyruar të paisen me viza turistike nga konsullata jonë në Stamboll.

Përpjekjet e Operatorit Turistik shqiptar dhe Partnerit Irakian, i cili dy muaj më parë erdhi dhe bëri një vizitë në Shqipëri për të studiuar mundësitë për sjelljen e grupeve të turistëve nga Iraku, dështuan pa filluar akoma. Turistët Irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe Hotelet ne Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua – e theksojmë – iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Për 48 persona operatori irakian u detyrua te paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat. Gjithashtu u parapaguan Hotelet në Shqiperi.

Refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është për ne një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ne mendojmë dhe jemi të bindur se paragjykimet të cilat kanë dominuar në marrjen e këtij vendimi refuzimi, janë shumë të dëmshme dhe minojnë perpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret Turistë.

Ne përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë.  Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?

Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë.

Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.

Me respekt,

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025
BOTA

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025
AKTUALITET

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
Para

Votimi për Këshillin Kombëtar të PD, Gjana: Ja kur pritet lista e fituesve

TË GJITHA

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

12:52 : 06/07/2025

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjet mjekësore evropiane

12:51 : 06/07/2025

Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët

12:43 : 06/07/2025

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

12:26 : 06/07/2025

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com