Pas 1 viti në huazim, Juventusi thërret sërish futbollistin shqiptar

Futbollisti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari është thirrur nga Juventusi që të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.

Hajdari prej dy vitesh është pjesë e 19-vjeçarëve të Juventusit, teksa u rikthye këtë verë tek Bazeli, por ka ndodhur e papritura dhe bardhezinjtë e kanë thirrur sërish mbrojtësin 18-vjeçar për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e Bazelit i cila u uroi fat mbrojtësit në aventurën e re.

LEXO EDHE  VIDEO/ Elaine Thompson “raketë” në 100 m, mbron titullin me rekord olimpik