Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi Shehi dhe Melisa Lleshi po shijojnë prej kohësh romancën e tyre, e cila duket se po shkon më së miri. Mirëpo, siç ka njerëz që i duan, ka dhe të tjerë që nuk i shikojnë dot bashkë.
“S’kemi ça të shprehim, që kur u lidhe me Melisën të humbën vlerat”, i ka shkruar dikush Andit.
“Epo vallahi pra aq më bëhet qejfi që ke filluar të krijosh këtë mendim, aq sa gëzohem dy herë e do bëj festë për njerëz si ty që të largohen e të mos jenë fare të pranishëm në jetën time. Kështu që vazhdo”, i është përgjigjur ai.