Ish i dashuri u fejua me një tjetër, Fifi habit me deklaratën: E kam dashur, e dua dhe do e dua

Fifi i ka bërë të gjithë lëmsh me deklaratat në rrjetet sociale, teksa foli për mashkullin që dashuron. Teksa dashuria e saj, Xhulio Tabaku, u fejua me dikë tjetër, duket se këngëtarja vazhdon ende ta dojë.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, ajo u pyet: “A e ke dikë në jetën tënde përveç familjes dhe shoqërisë që e do dhe do e duash gjithë jetën.” Fifi u përgjigj se e ka një mashkull “të preferuar”, të cilin do e dojë gjithmonë.

LEXO EDHE  Marrëveshja Shqipëri-Serbi-Maqedoni/ Besa Kokëdhima: Si të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën

“Po e kam një mashkull të preferuar që e kam dashur dje, e dua sot dhe do e dua nesër,”- shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se ndjenjat e saj për “Stracciatella” nuk do shuhen asnjëherë.