Aktorja shqiptare tregon se çfarë ju ndodhi gjatë xhirimeve të Hostel: Desh na hëngrën ujqit

Aktorja Alberta Kamenica ka rrëfyer në emisionin “Ora Verore” eksperiencën e çuditshme dhe të frikshme që i ka ndodhur gjatë xhirimeve për serialin e Anabelit. Një ndër historitë e çuditshme është nata që ajo kaloi me grupin e xhirimit në një tend në Dajt.

Alberta Kamenica: Ishim në Dajt për xhirime. Kemi fjetur në tend. Kishim qenë, ndoshta ujqër jashtë tendës, tentonin të hanin këmbët tona .

Ronaldo Sharka: Çfarë bëtë ju?

Alberta Kamenica: Asgjë, bëmë sikur nuk ishim gjallë dhe qentë u larguan me agimin. Ishim në pyll dhe ishte shumë e frikshme. Ishte errësirë, gjëra që ulërisnin, kishte insekte, nuk kishim batanije mjaftueshëm. Nuk ia rekomandoj askujt të flejë në Dajt në një tend, të gjejë hotel më mirë.

LEXO EDHE  Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar! Çfarë ndodhi me pasurinë marramendëse të ish-çiftit?