Markoviq thirrje serbëve: Mos shkoni me pushime në Shqipëri

Udhëheqësi i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq Palma iu bën thirrje serbëve që të mos shkojnë me pushime në Shqipëri. Ai thotë se serbët nuk duhet të shkojnë me pushime në Shqipëri, pasi sipas tij Shqipëria është fajtore dhe nxitëse e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve në Kosovë dhe Metohi.

“Unë kërkoj që serbët të mos shkojnë në Shqipëri për pushime verore. Shqipëria është fajtore dhe nxitëse e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve në Kosovë dhe Metohi. Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë: “Jam mirë në Shqipëri”. Ne nuk duhet ta harrojmë atë që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen krime të tmerrshme ndaj serbëve dhe kur të gjithë serbët u dëbuan falë shtetit të Shqipërisë”,- shprehet ai.

LEXO EDHE  Emri+FOTO/ U kap me 1 kg kokainë, ja sa dënohet shqiptari në Britaninë e Madhe