Denoncimi/ Ardi Veliu drejton trafikun e shqiptarëve drejt Britanisë, ja sa para merr

Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe kundrejt një shume të majme parash është një ‘gangrenë’ që po gërryen shoqërinë shqiptare, por që pjesë e kësaj skeme trafikimi janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Ish-kryeministri Sali berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se trafikun e shqiptarëve drejt Anglisë e drejton vetë Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas qytetarit rrjeti ilegal i drejtuar nga Veliu kalon shqiptarët me dokumenta fallco hga Rinasi në drejtim të Britanisë kundrejt shumës 25 miujë paund.

Postimi i Berishës:

Denoncon Ardi Veliun se drejton vet trafikun me Britanine e Madhe!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

mirembrema doktor  ,  doja me nda me ju nje informacion

Ardi Veliu operon ilegalisht tek aeroporti nen tereza duke kaluar shqiptaret me dokumenta fallco per Anlgi me shum prej 25 mij paund , po te investigoni iu  del nje rrjet shum i gjer qe punon aty

Shum djem te ri po trafikohen me ik ne angli dhe ai i zhvat shqiptaret ne kte lloj menyre, nje nga ata jam dhe un ku mu be nje propozim i till por qe nuk pranova

Anonim te lutem

Gjith te mirat per ty dhe familjen tende

LEXO EDHE  Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: Bashën mund ta akuzojmë sa të duam, por konfliktin PD-SHBA e do vetëm ...