Kickbox, Ferit Keta synon titullin botëror, ja ndeshja e radhës e shqiptarit

Në datën 14 Gusht në Kalanë e Bashtovës, boksieri shqiptar, Ferit Keta, ende pa asnjë disfatë në ringun profesionist, do të kërkojë titullin e Kampionit të Botës në Kick-Thaobox disiplina K-1 i federatës IKBF të themeluar në vitin 1993.

Boksieri nga Bulqiza do të sfidojë kampionin holandez, Guillerme Blokland, i cili synon gjithashtu të shpallet kampion bote në këtë disiplinë.

Kalaja e Bashtovës në pjesën e grykëderdhjes së Lumit Shkumbin, do të marrë jetë në mesin e muajit të ardhshëm në mbrëmjen ku do të garojnë edhe disa shqiptarë të tjerë të kombinuar në disiplinat boks dhe kikboks.

LEXO EDHE  Dragaj: Jam te klubi më i madh në Shqipëri, dua të vazhdoj traditën e shkodranëve te Partizani

Sfida mes Ferit Ketës dhe holandezit Blokland është e katërta në sagën e serisë “Duel në Themel” , një inisiativë që synon promovimin e sportit dhe vlerave turistike të vendit tonë.