• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentet/ Plehrat mbysin Kavajën dhe Golemin, landfilli i Sharrës nuk zbaton kontratën me Bashkinë

19:52 : 13/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Një skemë tipike kriminale është zbatuar me plehrat e Kavajës. Plehra të lëna ngado. Sulme ndaj landfillit egzitues, duke e lançuar publikisht se s’ka asnjë parametër mjedisor. Më pas, detyrimi i Bashkisë së Kavajës të lidhë një marrëveshje me landfillin e Tiranës. Por, pavarësisht se marrëveshja është pa afat kohor, landfilli këmbëngul që Bashkia e Kavajës, apo Këshilli Bashkiak të miratojnë një marrëveshje 27 vjeçare që këto plehra të dërgohen në këtë incenerator.

Mungesa e një vendimmarrje të tillë, i ka kthyer palët në pikën 0, ku landfilli i Sharrës ka mbyllur traun për mjetet që shkojnë nga Kavaja. Dhe, ata që po e vuajnë janë mijëra pushues që janë ende në bregdetin e Kavajës, apo edhe operatorët turistikë, të cilët janë penalizuar mjaftueshëm nga kjo situatë. Boldnews ka siguruar dokumentin e firmosur nga Bashkia e Kavajës dhe përfaqësuesit e Landfillit. Dokument që i jep të drejtë bashkisë. Por, landfilli nuk po e zbaton, duke vënë në trysni bashkinë të lidhë me ta një marrëveshje afatgjatë.

Në foto: Automjeti i plehrave që qendron në rrethrrotullimin e Golemit

Boldnews ka bërë një vëzhgim në rrugët e Golemit për plehrat. Ditët e fundit, pas trysnisë së madhe të operatorëve turistikë, firma e pastrimit Alko Impex, ka bërë heqjen e një pjese të plehrave. Mjetet e saj kanë shkuar deri në afërsi të landfillit dhe nuk kanë mundur dot që të futen brenda tij. Ndërkohë, mjete të tjera, qendrojnë në hyrje të Golemit. Ato vetëm sa qendrojnë në këtë vend, pasi e kanë të pamundur që të marrin plehrat dhe t’i dërgojnë në Sharrë. Një situatë surreale, ku Bashkia e Kavajës duket se ka “ngritur duart lart”. Askush nuk guxon që të firmosë marrëveshjen që t’i çojë në Sharrë për 27 vjet. As Këshilli Bashkiak, që është një organ kolegjial. As Redjan Krajli, i vendosur nga socialistët. Por, presioni duket se vjen nga qendra.

Faksimile: Marrëveshja mes Bashkisë së Kavajës dhe Landfillit të Sharrëa
Faksimile: Marrëveshja mes Bashkisë së Kavajës dhe Landfillit të Sharrëa

Boldnews ka siguruar një dokument, e cila është një marrëveshje mes Bashkisë së Kavajës dhe Landfillit të Sharrës që plehrat e rrethit të Kavajës të dërgohen në këtë vend. Është një akt marrëveshje, e cila ka disa kushte. Në pikën e parë ngarkohet Bashkia e Kavajës që të depozitojë në Sharrë mbetjet, duke njoftuar me e-mail koncesionarin 24 orë më parë. Në nenin 2 janë edhe deryrimet e Bashkisë së Kavajës.

Lexo edhe:

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

Faksimile: Marrëveshje me kushte të rënda

Sipas asaj që shkruhet në marrëveshje, Bashkia e Kavajës ka disa kushte të rënda. Ajo duhet të marrë përsipër që të bëjë transportin e mbetjeve nga Kavaja në Sharrë, Tiranë. Një kosto e shtuar e Bashkisë së Kavajës dhe e banorëve të saj. Gjithashtu, është vendosur si kusht që, nëse mjetet i hedhin plehrat në vende të tjera jashtë landfillit, atëherë ndërpritet menjëherë kjo marrëveshje. Më tej sqarohet se koncesionari mund të vendosë ndërprerjen e kalimit të mjeteve në këtë landfill. Dhe, nëse ndërpritet marrëveshja, koncesionari nuk mban asnjë përgjegjësi.

Faksimile: Afati i akt-marrëveshjes është pa afat

Në nenin 3, të dokumenteve që disponon Boldnews, është edhe afati. “Palët bien dakort që kjo akt-marrëveshje lidhet për një afat të pacaktuar”, thuhet në këtë dokument. Pra është e shkruar tepër qartë se s’ka afat. Por, Boldnews ka mësuar se koncesionari ka ndryshuar rregullat gjatë lojës, duke tentuar që këtë afat ta bëjë 27 vjeçar.
Në nenin 4 janë edhe çmimet. Sipas dokumentit, “palët bien dakort që Bashkia Kavajë t’i paguajë Integrated Energy BV SPV 29 euro për ton, pa TVSH”. Madje, kjo faturë duhet të paguhet brenda 10 ditëve. “Në rast të mospagesës, koncesionarit i lind e drejta e moslejimit të mjeteve në landfill” thuhet në këtë dokument. Ndërkohë, ka edhe specifikime për mbetjet, pasi nëse janë mbetje të tjera, atëherë kostoja rritet.

Faksimile: Dokumentin e ka firmosur Krajli dhe Kodra
Faksimile: Dokumentin e ka firmosur Krajli dhe Kodra

Në fund, këtë akt-marrëveshje e ka firmosur kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krajli dhe Administratorja e Koncesionarit, Arjola Kodra. Por, sipas Krajlit, kjo marrëveshje është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga koncesionari, duke mbytur në plehra vijën bregdetare të Kavajës, por edhe vetë qytetin dhe Njësitë Administrative.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

21:24 : 30/06/2026
AKTUALITET

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

21:07 : 30/06/2026
AKTUALITET

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka

20:49 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Teze Belinda ka 300 apartamente”/ Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë!

20:38 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026
KRONIKE

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

20:11 : 30/06/2026
Para

Vrasjet në Palermo/ Kush është shqiptari që hodhi në erë prokurorin Borselino?

TË GJITHA

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

21:24 : 30/06/2026

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

21:07 : 30/06/2026

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka

20:49 : 30/06/2026

“Teze Belinda ka 300 apartamente”/ Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë!

20:38 : 30/06/2026

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

20:11 : 30/06/2026

“Jemi në rrugën e duhur”/ Aktivisti: Protestuesit nuk ranë pre e provokimeve të policisë

20:05 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet