Zyrtare/ Dejvi Bregu firmos me skuadrën e re, ja ku do ta vazhdojë karrierën vlonjati

Ndodhi më shpejt nga sa ishte parashikuar. Dejvi Bregu i dha fund aventurës me Teutës, teksa është prezantuar te skuadra turke e Bolusporit, që militon në Ligën e Parë.

E shtuna ka qenë dita e fundit që “Këpuca e Artë” e Superiores është stërvitur me durrsakët, ndërkohë që do të nisë aventurën e tij të parë jashtë shqipërisë.

Autori i 16 golave në kampionatin e fundit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

LEXO EDHE  Milani pranë blerjes së madhe, ylli i Realit drejt San Siros

Paga e vlonjatit shkon rreth 15 mijë euro në muaj, ndërsa në kontratë parashikohen edhe bonuse për golat dhe objektivat e klubit.

Aktualisht te Boluspori aktivizohet edhe Gentjan Selmani, teksa në të kaluarën, kanë veshur fanellën e skuadrës së re të Bregut edhe Arapi e Gilman Lika.