Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Isa Jata/ Flamujt e kuq

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Isa Jata do të përballet të martën më 13 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Alma Faskaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Isa Jata nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Isa Jata zotëronte pasuri të llogaritur në 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 701 mijë lekësh, kusime në cash prej 450 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 540 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.9 milionë lekë, nga të cilat 77% burojnë nga paga e Z. Jata dhe 23% nga puna e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. /BIRN/

LEXO EDHE  Policia fsheh ngjarjen/ Aksident me vdekje, viktima punonte në spitalin e Prrenjasit

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera me një apartament si dhe një hua për shkollimin e vajzës.

Në vitin 2010, subjekti deklaron shtesë pasurie të paluajtshme një apartament banimi në vlerë 30,000 euro, me burim financimi kursimet familjare dhe një kredi me vlerë 15,000 euro. Ai sqaron në deklarim se apartamenti është blerë me deklaratë noteriale, por për shkak se shitësi nuk kishte kontratë shit-blerje dhe apartamenti ishte i pahipotekuar, ai ka nënshkuar edhe një kontratë sipërmarrje (pa detyrime).

Në vitin 2015, subjekti deklaron se ka marrë borxh pa afat nga vëllai si mbështetje për studimet e vajzës në  shumën 500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016