• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet me tenderat/ Pyetje pa përgjigje nga SPAK: Përse shkelën ligjin zyrtarët e arrestuar?

18:38 : 10/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Arrestimet me shumë zhurmë, të kryera nga Prokuroria Speciale (SPAK) gjatë kësaj jave, fillimisht me ndalimin e disa zyrtarëve në Lushnje e më tej në Ministrinë e Brendshme, nën akuzën për “shkeljen e barazisë në tendera”, shoqërohen me një pyetje që ende nuk ka asnjë përgjigje: “Përse të arrestuarit duhet të shkelnin ligjin?”.

Shumëkush mendon që abuzimet me procedura tenderuese janë kryer për qëllime korruptive, pra për përfitime personale të zyrtarëve që dyshohet se i kanë kryer shkeljet ligjore.

Por, si në rastin e arrestimeve në Lushnje, ashtu edhe në ato të fundjavës në Ministrinë e Brendshme, SPAK-u nuk ka ngritur dyshime për veprën penale të “Korrupsionit”.

Akuza që u është atribuuar zyrtarëve të prangosur është “shkelja e barazisë në tendera”, një vepër penale që është në kufijtë mes kundravajtjes dhe krimit e që dënohet me burgim nga 5 ditë deri në 3 vjet maksimalisht.

Lexo edhe:

SPAK kërkesë KQZ dhe KAS: Na vini në dispozicion çdo provë që keni administruar gjatë procesit zgjedhor

Në mungesë të një përgjigje racionale nga SPAK se përsa këta zyrtarë të arrestuar janë detyruar të shkelin ligjin, më poshtë është renditja e disa arsyeve, nga më të pabesueshmet e deri tek më logjiket.

Nuk duan të qëndrojnë në shtëpi? Një arsye, megjithëse aspak logjike, është që zyrtarët që kanë shkelur ligjin, nuk duan të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të nxehta dhe shpresojnë të gjejnë freski në qelitë e paraburgimit.

Duan të provojnë efikasitetin e SPAK-ut? Këta zyrtarë mund të jenë aventurierë dhe kanë tentuar të provojnë nëse Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit është aq e aftë sa të zbulojë shkeljet e tyre.

Kanë ndihmuar korrupsionin e shefave të tyre? Kushdo mendon që kjo mund të jetë arsyeja më logjike. Zyrtarët e niveleve të ulta janë detyruar, nën kërcënimin e vendit të punës, që të nënshkruajnë dokumenta në favor të kompanive të caktuara dhe, duke ndihmuar shefat e tyre që të sigurojnë para të lehta nëpërmjet korrupsionit.

Natyrisht, ky është edhe qëllimi i krijimit të SPAK. Madje, që në emërtimin e kësaj strukturë- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (dhe Krimit të Organizuar) është parashikuar që ajo të luftojë korrupsionin.

Por, në rastet e fundit, përtej masivitetit të të arrestuarve dhe zhurmës mediatike, shoqëruar me duartrokitjet virtuale të partnerëve ndërkombëtarë, SPAK nuk ka arritur të sigurojë prova dhe as të formulojë akuza për korrupsion.

Rasti i tenderit 25 milionë euro për veshjet e punonjësve të Policisë dhe Gardës së Republikës mund të ishte një ndër aksionet e mirëpritur në luftën kundër korrupsionit.

Vlera e tenderit ishte gjigande dhe akuzat në kallëzimin penal për këtë rast përfshinin edhe ish-Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj e ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca.

Por, siç u konstatua mëngjesin e kësaj të Shtune, hetimet e SPAK-ut u konkluduan me arrestimin e disa zyrtarëve të nivelit bazë, të cilët, me shumë mundësi, as në ëndrrat e tyre më të bukura, nuk e kanë menduar se do të siguronin të ardhura korrupsioni në vlera miliona euro.

Etiketa: spak boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkesë KQZ dhe KAS: Na vini në dispozicion çdo provë që keni administruar gjatë procesit zgjedhor

22:48 : 26/05/2021
Para

Rinovimet në “modë”, Skënderbeu kontrata të reja 2 titullarëve

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com