• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova si model reference

10:52 : 09/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Shpesh kur bëjmë krahasime, ndodh që ose e çojmë stekën shumë lart, pra e krahasojmë Shqipërinë me vende me demokraci të konsoliduar dhe shtet funksional të së drejtës si vendet perëndimore, ose së paku me vende që deri pak kohë më parë kanë qenë jo larg nesh si Rumania, Bullgaria apo Kroacia që sot janë vende të BE-së. Apo edhe Mali i Zi apo Serbia që në shumëçka nga të ardhurat për frymë deri të negociatat e çelura dhe kapitujt e përmbyllur janë ku e ku para nesh.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Kosovën e cila përveç se i paguan rreth dyfish profesorët, mjekët apo infermierët apo ka pensione mesatare gjithashtu dyfish me shtetin amë, ka dhe disa standarte të tjera të cilat vërtetë na bëjnë të reflektojmë. Fjala bie, sa herë kanë bërë zgjedhje, jo vetëm këto kanë qenë të legjitimuara dhe të gjithëpranuara por edhe rezultati ka dalë si sahat, pa vonesa, njëlloj si të qe Norvegji dhe jo shtet ballkanik. Gjithashtu ka funksionuar edhe rotacioni normal i pushtetit, nuk ka pasur përqëndrim pushtetesh apo funksionon gati-gati në perfeksion ndarja dhe balanca mes pushtetesh.

Ajo që të bën akoma më tepër habi, në sensin pozitiv të fjalës, është që për shkak të rrethanave të krijuara, ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, sovranitetit popullor të shprehur me votë apo të gjitha së bashku, Kosova sot ka presidente Vjosa Osmanin, kryeministër Albin Kurtin, kryetar të kuvendit Glauk Konjufcën. Por nuk ndalet me kaq. Pas zgjedhjeve të fundit në partitë respektive ka në krye të LDK-së Lumir Abdixhikun dhe së fundmi në krye të PDK-së Memli Krasniqin. Nënkryetare e re e partisë Vlora Çitaku, ish-ambasadorja në OKB. Po i shtojmë këtu dhe Shpend Ahmetin si kryetar i komunës më të madhe në vend, atë të Prishtinës.

Çfarë kanë të përbashkët këta individë përtej bindjeve ideologjike apo kahut politik që i përkasin? Së pari janë të gjithë të rinj, mosha mesatare te të dyzetat. Më i vjetri syresh është Albini që ka veç 46 vite mbi supe. Së dyti, formimi universitar dhe pasuniversitar por edhe ai profesional. Të shkolluar në universitete të njohura në SHBA, Britani të Madhe e gjetkë, sjellin përvojë jo të pakët profesionale në pozicionet që mbajnë. Së treti, pasja e një imazhi pozitiv, të papërfolur për afera korruptive, abuzim me pushtetin apo shpërdorim detyre. Edhe kur kanë pasur detyra të rëndësishme shtetërore. Së katërti, formimi politik, pasi të gjithë kanë kaluar beteja jo të vogla pavarësisht moshës së re për të qenë aty ku janë. Së fundmi, pasja e një kredoje morale, kombinuar me aftësitë politike por edhe kompetencat teknike i bëjnë negociatorë të fortë, të aftë dhe të besueshëm në skakierën ndërkombëtare pavarësisht moshës së re.

Lexo edhe:

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

Shqipëria nuk ka pse shkon larg për modele reference. Ja ku ka Kosovën, gjysmën e trungut amtar. Ka dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që sot që flasim i kanë thyer të gjitha tabutë në përfaqësimin politik, duke nisur me kreun e kuvendit për herë të dytë, zv.kryeministrin e parë, ministrin e jashtëm, të financave, të ekonomisë, të bujqësisë, atë të mjedisit si dhe atë të shoqërisë informatike dhe administratës. Apo në Mal të Zi ku zv.kryeministri është i riu i mirëshkolluar Dritan Abazoviq. Aty ku ka garë dhe mundësi për shpërfaqje vlerash, hapen autostrada shansesh për më të mirët. Shqipëria ka nevojë për një brez të ri, jo vetëm në moshë por mbi të gjitha në mentalitet, të mirëshkolluar dhe me bagazh të plotë profesional, me integritet dhe atdhetarë, të cilët dinë, duan dhe mund ta bëjnë këtë vend të ecë më shpejt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025
AKTUALITET

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025
BOTA

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025
AKTUALITET

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025
AKTUALITET

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

09:28 : 29/07/2025
Para

Rama thërret në Kryeministri kryebashkiakët

TË GJITHA

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

09:28 : 29/07/2025

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com