Zbardhja e dosjes së ‘Lushnjes’ ku përveç ish-kryebashkiakut Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë, përfshihen edhe zyrtarë të lartë shtetërorë të cilët përflitet se mund të jenë ose pjesë e qeverisë ose pjesë e parlamentit, ku dy emrat që lakohen në media janë ai i zv.Kryeminsitrit Erion Braçe dhe ai i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Nga përgjimet e zbardhura deri më tani dy biznesmenët, Bujar Murati dhe Ibrahim Lami shfaqën të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.
Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin edhe një person të tretë, të identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.
“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.”
Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.
Zbardhja e dosjes së korrupsionit në Bashkinë e Lushnjës ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e prokurorëve të SPAK. Në dokumenta vihet re një standart i dyfishtë që është është përdorur për personat e përfshirë në korrupsionin e tenderit për kanalin vaditës.
Kur Komisioni i Prokurorimit Publik nisi verifikimet, zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës dhe biznesmenët pranë tyre u alarmuan. Në këtë periudhë nisën telefonatat dhe takimet me deputetët socialistë, por emrat e këtyre që përmenden në dosje janë shkruar me iniciale.
Dyshime të forta bien mbi deputetin Erjon Braçe, i cili mund të jetë kontaktuar nga biznesmenët për t’i ndihmuar në kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në dosje të jenë shënuar me iniciale edhe deputetë të tjerë socialistë të Lushnjës.
Gjithsesi në dosje shënohet me iniciale edhe një emër tjetër “i fuqishëm”, që sipas të përgjuarve mund ta mbyllë problemin për tre apo katër ditë. Këtë person, prokurorët e kanë shënuar me T… në dosje. Dyshimet janë se personi i shënuar me “T….”, të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, megjithatë një e dhënë e tillë mbetet e pakonfirmuar.
Në faqen 31 të dosjes, shkruhet:
“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpka “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.
Biseda:
Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…
Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh.
Ibrahimi: Ja ti thm B…, tashi, direkt tashi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…
Ka rezultuar se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshme. Pas këtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë me me Euro Alb shpk për kryerjen e punimeve të kanalit dhe ka vazhduar procedurën që SPAK e konsideron të korruptuar.
Mbeten të paqarta shkaqet se përse prokurorët e SPAK, për disa persona shkruajnë në dosje të dhënat e plota, ndërsa për disa të tjerë vetëm iniciale. Një shpjegim mund të jetë se personat që kanë rënë në përgjime janë me imunitet dhe SPAK i ka kursyer hetimet për ta, pavarësisht se të arrestuarit i implikojnë me bisedat e tyre.