Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjedhur ta kalojë te shtëpia e prindërve. Nëna e saj është kujdesur për ta kënaqur sa më shumë të bijën. Ajo ka gatuar byrek dhe Alketa nuk i ka rezistuar dot dhe e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale.
“O Zot byrekët e mamit tim nga Korça janë ç’të të them. Duhet t’i mësoj si bëhen”, ka shkruar moderatorja në Instastory.














