• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimet/ Këlliçi: SPAK ka minimizuar rolin e Tushes në aferat korruptive që është i përfshirë

21:17 : 06/07/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka komentuar operacionin e SPAK në Lushnje ku janë shoqëruar në polici Kryebashkiaku Fatos Tushe, dhe 10 persona të tjerë.

Ai është shprehur se SPAK ka minimizuar rolin e Tushes në aferat korruptive që është i përfshirë.

Sipas tij SPAK duhet të bëjë detyrën siç duhet dhe sipas tij,  fillimisht duhet ta nisë në mënyrë të padiskutueshme me Edi Ramën dhe me Erion Veliajn.

“SPAK e minimizon rolin e Kryebashkiakut Tushe në të gjithë ato afera dhe akuza që ne kemi bërë. Unë e përshëndesë çdo veprim të organeve ligjzbatuese dhe çdo kallëzim që mund t’I bëhet zyrtarëve dhe I bëhet zyrtarëve që abuzojnë me fondet publike. Tushe akuzohet për një tender 24 milionësh, një tender në një fshat të humbur të Lushnjes, tender ujësjellësi, kur ndërkohë akuza të tilla që në kemi bërë prej kohësh , kanë të bëjnë me lidhje të drejtpërdrejta, me hakmarrjen për  drejtësi, me favorizim që ai i ka bërë kësaj organizate kriminale dhe me faktin që ky individë qëndron në krye të Bashkisë së Lushnjes edhe pse I denoncuar prej nesh prej vitesh.

Në vitin 2019, vetë shoferi i tij i bëri atentat  me bombë brenda zyrës së Bashkisë. Vjen për t’u përshëndetur ndalimi I tij. E rëndësishme është se nëse SPAK do të bëjë detyrën dhe duhet ta bëjë, SPAK duhet ta nisë në mënyrë të padiskutueshme me Edi Ramën dhe me Erion Veliajn. Sot janë bërë 13 muaj nga kallëzimi ynë në SPAK për shembjen e Teatrit.

Lexo edhe:

Këlliçi njofton hapjen e garës për të gjitha nivelet drejtuese në PD

‘4446 delegatë shkarkuan Bashën’/ Këlliçi: Edi Rama do më ndalojë mua të hyj në PD?

Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është shprehur se Bashkia Tiranë, nuk ka pasur pronësi për Teatrin, dhe rrjedhimisht shembja ka qenë e paligjshme. Ku e ka gjetur kurajon Erion Veliaj që të marri një vendim dhe të shemb  një godinë që nuk është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. E gjithë ka të bëjë me një afer korruptive, me një tender të paracaktuar. Dhe e gjithë kjo aferë  tashmë është zbuluar në sy të publikut. Pse nuk zbatohet i njëjti standard për Erion Veliajn.”

Në lidhje me operacionin “Shpirti” që u zhvillua pak ditë më parë, ku në pranga ranë 28 persona, mes tyre dhe prokurori Maksim Sota, ndërkohë u shpallën në kërkim dy shoqëruesit e Saimir Tahirit. Ai është shprehur se të gjitha fijet në lidhje me krimin e organizuar të çojnë te Edi Rama dhe te Erion Veliaj.

“Para dy ditësh u bënë publike disa përgjime të shoqëruesve të ish-Ministrit Saimir Tahiri, dhe të gjithë e dinë se me lejen e kujt dhe për kë punonte Saimir Tahiri. Të gjitha fijet të çojnë te Edi Rama dhe te Erion Veliaj. Shumë mirë që 11 persona në Lushnje janë arrestuar për një aferë 24 milionëshe, po për këto aferat që janë 430 milionë euro, incinerator i Tiranës, çfarë bëhet me Erion Veliajn, po për Teatrin Kombëtar që e shembi në kulmin e pandemisë, dhe që detyrohet të marrë dhe 30 milionë euro kredi për të krijuar një Teatër të ri, me një procedurë tërësisht të jashtëligjshme. Pse nuk vepron SPAK për këtë.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, unë personalisht kam bërë disa deklarata publike për 40 raste të kallëzuara për krime zgjedhore.

Sot që ne flasim nuk ka asnjë informacion nga SPAK për këto kallëzime, e ndërkohë unë jam i kallëzuar penalisht për shpifje dhe shkojë çdo javë. Gjykata e gjen kohën për mua dhe që prej dy muajsh nuk ka asnjë informacion në lidhje me kallëzimet që kam bërë unë. Organet e drejtësisë duhet të kenë një standard për gjithë.”

Këlliçi ka shprehur keqardhjen që bëri kreu i qeverisë, vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit se Fatos Tushe është arrestuar.

“Më vjen keq me talljen që ka bërë Kryeministri sot, i lau duart 5 minuta pasi u arrestua Tushe, ndërkohë harroi deklaratë e tij që bëri dy muaj më parë, që krenohej dhe rrihte gjoksin së bashku me Erion Braçen dhe Gramoz Ruçin, ku shkonte në qytetin e Lushnjes dhe prezantonte Fatos Tushen si modelin më të mirë të rilindjes. Pyetja është se pse kemi një standard të dyfishtë.”

Etiketa: kellici boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi njofton hapjen e garës për të gjitha nivelet drejtuese në PD

19:05 : 15/01/2022
AKTUALITET

‘4446 delegatë shkarkuan Bashën’/ Këlliçi: Edi Rama do më ndalojë mua të hyj në PD?

18:40 : 11/12/2021
AKTUALITET

‘Kush e ka radhën?’/ Këlliçi publikon listën e kryebashkiakëve problematikë të rilindjes (Foto)

19:57 : 06/07/2021
AKTUALITET

Propaganda rilindase/ Ironia e Këlliçit, poston foto nga spitali i Laçit: Janë punëmbaruar …

18:20 : 17/06/2021
AKTUALITET

Këlliçi: Do të paraqesim të gjitha provat dhe do u tregojmë se si u vodhën zgjedhjet

18:03 : 01/05/2021
AKTUALITET

Këlliçi: Krim elektoral në Tiranë, te Unaza e Re punohet natën pa lajmëruar banorët

16:31 : 28/03/2021
Para

Gjermania dhe Britania zbusin masat mbrojtëse kundër Covid-19

TË GJITHA

Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

12:28 : 25/05/2025

Njoftim zyrtar i Real Madrid, Xabi Alonso është trajneri i ri i klubit

12:23 : 25/05/2025

Nga Mbappé te Vinicius, mesazhet emocionuese të yjeve të Realit për lamtumirën e Ancelottit

12:15 : 25/05/2025

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com