Një grua transgjinore ka fituar titullin Miss Nevada USA për herë të parë në historinë e konkursit.
Kataluna Enriquez u kurorëzua fituese në konkursin e zhvilluar në Las Vegas.
“Faleminderit shumë të gjithëve që më mbështetën që nga dita e parë”, shkroi Enriquez në Instagram, pastaj falënderoi komunitetin në të cilin ajo bën pjesë dhe tha që pa ata nuk do të ishte aty ku është sot.