Operacioni “Shpirti”, zbardhen bisedat e koduara të skafistëve që punonin me Sajmir Kurtin: Thuaji që duhet me e bërë nesër, ai nuk është zoti i dasmës

Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajë është një tjetër emër që del në skenë nga përgjimet e prokurorisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Shpirti”.

Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini  ka deklaruar se në vitin 2016 kanë bërë një udhëtim për të transportuar një sasi lënde narkotike të Kurtit nga Mali i Robit në drejtim të Italisë me destinacion final Gjermaninë.

Seferi thotë se transporti është bërë me një gomone në pronësi të Sajmit Kurtit. Ai thotë se në momentin e nisjes një person me emrin Mustafa i ka dhënë një GPS dore, që kishte të vëna pikat e udhëtimit dhe të arritjes në Itali.

“Ajdini më njohu me shtetasin Sajmir Kurti, shkuam në spital të Durrësit ku kemi folur me Saimir Kurti që tha se kishte 50 kg barishte për të shitur. Sajmiri ishte i shtruar dhe momentalisht ishte në arrest në spital. Ishte i ruajtur nga rojet e gjatë takimit tonë na lanë vetëm me të, me kërkesë të Sajmirit,. Ishte 25/26 korrik 2016. Takimi u bë në spitalin e Durrësit në repartin e të mbrojturve. Ai ishte I shtruar, dukej mirë me shëndet.

Kemi folur të tre dhe ai na ka propozuar të dërgonin 50 kg marijuanë në Itali e na tha që ai kishte dhe gomonen. Fitimi do të ndahej, duke hequr shpenzimet  për blerjen e gomones rreth 9 mijë euro, do të fitonim 100 euro për kile çdonjëri dhe Ajdini, për çdo kile të transportuar. Gomoni ishte i kurtit, kishte një motor Envirude, prej 90 kuajsh fuqi, ishte i tipit Marinar prej 90 kuajsh fuqi, i tipit Mariner, prej 6/7 metrash, vetrorësine me ngjyrë gri dhe të kuqe, ishte të shtëpia e Kurtit në Kavajë, në Stover, rreth 2 km në jug të Kavajës.

Unë kam qenë personalisht te shtëpia e Kurtit por nuk kishte gomone. Udhëtimi i drogës i bërë në Itali, ishte gjithsej 290 kg, 50 kg të Sajmir Kurtit. 140 kg ishin të Malton Lleshit e 100 kg ishin të Luanit që kishte dy emra, ai i vërteti ishte Nazmi e kam zbuluar më vonë (…) Sajmir e Lleshi e sollën drogën ke vendi që quhet Mali i Robit që ndodhet mes Durrësit dhe Kavajës, është një lokalitet detar turistik ku Mustafa kishte edhe një hotel të vogël 2-katësh.

Nga ky vend jemi nisur me 3 gusht 2016 në orën 23:30 me gomon pasi kemi ngarkuar marijuanën. Nuk mbaj mend mbiemrin e Mustafait. (…) Na dha një GPS dore, I cili kishte të vëna pikat e udhëtimit dhe të arritjes në Itali e Luani i dha Ajdinit numrin shqiptar për të komunikuar me Tanin e Modugno-s. më duket se quhet Shkëlzen Daci, që na priste në Bari që unë jam në gjendje ta njoh si marrës i drogës bashkë me një Italian.

Numri i Tanit të Modugnos u memorizua nga Ajdini. Jemi nisur në darkën e katër gushtit dhe kemi mbërritur në drejtim të San Vito del Normani, ishte një plazh dy tre shkëmbinj në det. Shkarkuam drogën në një kanal ku ishte mbjellë misër jo I lartë. Jemi spostuar me gomone rreth një kilometër në drejtim të Brindisit, e kemi lënë dhe pas në ore kemi shkuar në një Bar. Nuk e morën ne telefon Tanin sepse celularët tanë ishin largu. Erdhën karabinierët dhe na pyetën nëse gomonia ishte e jona, Ajdini i tha që ishte e tij. Na dërguan në Kuesturë në Brindisi, kemi thënë që ishim të dehur dhe kishim arritur në Itali me gomone pa dashje”, ka deklaruar Seferi sipas dosjes hetimore që ABC disponon.

LEXO EDHE  Vatra të mëdha zjarri në Durrës, digjet edhe automjeti i zjarrfikësve

Në dosje thuhet se Kurti i bënte presion Seferit për të marrë paratë që i takonin nga pjesa e tij e lëndës narkotike të trafikuar te Shkëlzen Daci në Itali.

“Ndërkohë, nga përgjimet në vazhdim ka rezultuar se shtetasi Sajmir Kurti në Shqipëri fillonte të bënte presion mbi shtetasin Fiqiret Seferi për të marrë lekët që i takonin për pjesën e tij të lëndës narkotike të trafikuar dhe të dorëzuar në Itali tek shtetasi Shkëlzen Daci. Siç ka rezultuar nga telefonata e bërë me datën 16 gusht 2016, kur shtetasi Fiqiret Seferi i tregonte Ferhat Ajdinit  duke i thënë se Sajmiri e kishte marrë duke pretenduar lekët në darkë dhe do t’i dorëzonte 9 000 euro që do t’i merrte më pas nga duri, i identifikuar si Durim Ajdini”, thuhet në dosje.

Kontaktet telefonike me Seferit dhe Ajdinit në vitin 2016 është një tjetër përputhje në lidhje me pjesëmarrjen në trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali. Një person me emrin Luan përmendet si personi që ka hedhur “9 mijë euro për martesën”.

“Një tjetër përputhje në lidhje me pjesëmarrjen në trafikimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali, rezulton në kontaktet telefonike më pas të regjistruara më datë 17 gusht 2016 mes shtetasve Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini ku dalloheshin referime të tjera për shtetasin me emrin Luan.

Në veçanti në bisedën e përgjuar në orën 17:42 personi me emrin Luan përmendej si personi që kishte derdhur “9 mijë euro për martesën” duke komunikuar në mënyrë të koduar duke e pasuar fjalën –për pagesën që i përkiste lëndës narkotike, gjatë bisedës shtetasi Fiqiret Seferi e pyet Ferhat Ajdinin për pagesën e lëndës narkotike nga ana e shtetasit Shkëlzen Daci, i përmendur me emrin “Maloku”, shkruhet në dosje.

Pjesë nga përgjimet

Reti: Alo

Hati: Çfarë bone?

Reti: Ehi

Hati: Hë

Reti: Luani në dasëm ka dhënë 90 mijë, 90 lekë

Hati: Po

Reti: Eh

Hati: Po, po, Nëntë mijë

Reti: Si?

Hati: Nëntë mijë, 5 i kisha marrë unë.

(…)

Reti: Pastaj ka çuar në dasëm 90 lekë, 90 mijë

Hati: Po po kuptova, thuaji atyre që duhet më e bërë nesër

Reti: Po qysh nesër ti ati i di muhabetet që kemi bërë!

Hati: Po tani muhabeti është për makinën që i kemi lënë këtij

Reti: So

Zërat mbivendosen

Reti: Ai nuk është zoti i dasmës