U aludua se Babis kryente aktivitete të paligjshme, policia greke: Nuk ka prova

Ditën e djeshme shumë media britanike aluduan se zbulimi që mund të kishte bërë Caroline për aktivitetet e paligjshme të burrit të saj, Babis Anagnostopulos, mund të jetë arsyeja që mund t’i ketë çuar në konflikt dhe piloti shkoi drejt vendimit ekstrem.

Skrekas në një intervistë për ERT mëngjesin e sotëm është shprehur:

”Trillim nuk ka të bëjë me shtetin. Kur ka prova ato vlerësohen nga autoritetet gjyqësore që dinë të bëjnë punën e tyre jashtëzakonisht mirë që në bashkëpunim më policinë do të hetojnë të gjitha mundësitë’.

LEXO EDHE  Zjarret në Gjirokastër, asfiksohet edhe një efektiv i FA

I pyetur nëse ky skenar po hetohet ai u shpreh:

”Hetimet nuk janë objekt diskutimi në ajër’’.

Ndërsa vetë piloti 32 vjeçar në një mesazh për ANT1 ditën e djeshme e mohoi atë çfarë mediat britanike kishin shkruar për të, duke këmbëngulur që vrasja e Caroline nuk ishte e paramenduar.

“Pozicioni im është i vendosur. Unë e mohoj atë që është shkruar për mua,” kishte shkruar piloti 32 vjeçar në mesazhin e tij.