Nuk kishte dyshime, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Ukrainë-Angli

Harry Kane është zgjedhur nga UEFA si njeriu i ndeshjes Angli-Ukrainë.

Kapiteni i ‘’3 Luanëve’’ shkëlqeu ndaj Ukrainës së Shevçenkos duke realizuar një dopietë dhe duke krijuar mjaft raste të rrezikshme. Kane rikthehet kështu në formën e tij më të mirë duke gjetur rrugën e rrjetës 3 herë në dy ndeshjes, pas 3 sfidave ‘’thatësirë’’.

LEXO EDHE  A do garojë për Presidente të FSHF-së? Ilda Bejleri thyen heshtjen

Anglia kualifikohet kështu në gjysmëfinale të Europianit aty ku do të presë Danimarkën në shtëpinë e saj në ‘’Uembli’’ në datën 7 korrik.