Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 22 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, me iniciale E.M, i shpallur në kërkim për drogë.

Mësohet se për shtetasin në fjalë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, njofton policia.

LEXO EDHE  Shkoi në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, kush është 23-vjeçarja që ndërroi jetë